Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu, vajzës së Roland Xhaxhos iu refuzua licenca 6 herë, e mori 1 muaj pas vdekjes së të miturit

15 Janar 2024, 12:29Kronika TEMA
Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu, vajzës së Roland Xhaxhos iu

Prindërit e 3 vjeçarit Brian Spahiu kanë kërkuar përjashtimin e Alma Felaj si prokurore që po heton dosjen e vdekjes së të miturit pas kontrolleve dentare në klinikën e mjekut Roland Xhaxho.


Këtë hënë ata kanë patur një takim me drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës ku i kanë paraqitur edhe dokumenta ku pretendojnë se prokurorja nuk ka vepruar megjithëse klinika “Splendent” ka qenë e pa licencuar në momentin që djali është kontrolluar.

Ata kanë paraqitur në Prokurori rezultatet e një inspektimi që bërë nga Inspektoriati Shtetëtor Shëndetësor menjëherë pas ngjarjes, i cili ka rezultuar se subjekti në fjalë nuk ishte i pajisur me licencë për ushtrimin e aktivitetit në shërbime mjekësore dhe stomatologjike në kohën kur ka kryer ndërhyrjen.

Në bazë të dokumentit, ku bazohet babi i të ndjerit, në të thuhet se klinika është pajisur me licensë rreth 1 muaj pas vdekjes së të miturit, pra me 31 tetor. Po në dokumentin ku bazohet babai i të ndjerit, në të cilin shkruhet se ndaj klinikës është vendosur, masë administrative për shkelje të ligjit përkatës.

Nga ana tjetër vajza e Roland Xhaxhos, Ina Xhaxho ka ankimuar këtë masë, por sërish është lënë në fuqi.

I vogli, Brian Spahiu, i gjeti vdekjen në reanimacionin e pediatrisë në QSUT më 1 tetor, 3 ditë pas ndërhyrjes në klinikën private Splendent, brenda ambjenteve të spitalit privat të Zemrës në Tiranë. 

Babë e bijë, Roland dhe Ina Xhaxho janë në hetim në gjendje të lirë nga akuza e Tiranës për veprën penale “Neglizhenca ne trajtim mjekësor”, që konsiderohet kundërvajtje penale dhe si e tillë në fazën fillestare nuk pranon masë sigurisë “arrest në burg”.

1 Komente

  1. s
    sapa

    SHQIPERIA NUK BEHET DHE PIKE!ASNJE LLOJ PROPAGANDE NUK E NDIHMON KETE VEND!FAKTET FLASIN VETE!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje