VIDEO/ Shpërthimi me tritol në një lokal në Shkodër, momenti kur dy autorët vendosin lëndën plasëse

24 Prill 2023, 09:41Kronika TEMA

VIDEO/ Shpërthimi me tritol në një lokal në Shkodër,

Një sasi tritoli ka shpërthyer në lokalin e Fran Kolbuçajt 65-vjeç në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:50 në lagjen Fermentimi.

Pak para se të hapte biznesin e tij, Kolbuçaj konstatoi xhamin e thyer të derës së këtij biznesi. Në videon më poshtë është momenti ku dy autorët kanë vendosur sasinë e lëndës plasëse pak pas mesnate rreth orës 01:30.

Nga shpërthimi fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa polica dyshon se është vendosur një sasi e vogël tritoli i llojit amonit malor i prodhuar në mënyrë artizanale.


Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë vijon punën në vendngjarje me qëllim zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

 

1 Komente

  1. F
    Fener Zizi

    Thoji kafshes Shpellave, Motra tju @ihet.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje