Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, prokuroria kërkon 25 vjet burg për Arbër Paplekajn

29 Qershor 2023, 12:34Kronika TEMA

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, prokuroria kërkon 25 vjet burg

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar këtë të enjte 25 vite burg për ish-efektivin e RENEA-s, Arbër Paplekajn i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

Xhuvani u vra në 21 prill të 2021 në Elbasan, pasi u qëllua me armë nga Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike, Gazmend Bardhi.

Konflikti nisi pas dyshimeve se një person po shpërndante para për përfitimin e votave. Kjo solli përplasje me strukturën për mbrojtjen e votës së Partisë Demokratike pjesë e së cilës ishte edhe Paplekaj.

Nga ngjarja e 21 prillit, të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota ( punonjëse e policisë).

Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota.

Ngjarja zbuloi edhe skandalin e PD-së për ngritjen e një grupi të armatosur, të vetëshpallur Struktura për Mbrojtjen e Votës, ku një pjesë e mirë e anëtarëve të së cilës rezultuan persona të njohur edhe për strukturat ligjzbatuese në vend. Këtë e bëri publik me zë dhe me figurë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi duke bërë me dije se Arbër Paplekaj që vrau Xhuvanin të paarmatosur, ishte pjesë e kësaj strukture.

8 Komente

  1. M
    Muzaka i Ri

    Po cfar problemi ka per te, mjafton te jet Partia mire. Thka gje tha Paloqja, do ti lidhim penthion per tha vite do denohet. Po kur ka debil qe humbasin jeten e tyre per politiken atje te vene.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Martin

      Kaq pak???!!!

      Përgjigjjuni
      1. D
        Debil i lindur

        Fe rroje Bardha e PD dhe shoku Sali .... te jete robi kaq i trashe sa te shkateroje veten familjen per interesa te nje grupi te caktuar haaa shoku vdeksh ne burge se askujt nuk i duhesh ti debil i lindur

        Përgjigjjuni
        1. T
          T

          Shko ne burg tani debil per ate pederastin e pd.dhe per salen ata kan leket tallin trapin me kte popull ti le kalamajt rrugeve per kta plera .????????

          Përgjigjjuni
          1. 1
            19

            Pupupu ca idjotesh ka ne kte bot shkon alamet djali ne burg per partin .allah allah .gjynaf tani ri dhe bjeri kokes me grushta por eshte vone mor djal .le familjen rugve per nje genjeshtwr qe te ben ata pederastat e partis qe do beheshe shef policije .

            Përgjigjjuni
            1. D
              Drejtesi , drejtesi , drejtesi !

              Shume pak eshte denuar ky Papleshi sepse eshte person i instruktuar per perdorimin e armes edhe kur e ka me leje . Po keta trimat qe ngriten struktura paralele Basha - Bardhi sa u denuan se besoj jane me shume fajtore se Papleshi . Pa pushtet edhe vrasin njerez po me pushtet me keta 21 janari do te jete lule me kater se kushedi sa do ta zgjatin listen .

              Përgjigjjuni
              1. E
                ELEKTORATI GRI

                Grupi wanger P D .

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Ska rendesi

                  Mbaj mustaqet forte se PD te la rruges, per te ngrohur kolltukun e Saliut, Lulit, Bardhit..... rri ne burge tani, djal koti njeri pa mentë, nje njeri qe perdoret nga te tjeret, per mua mire e kan vendin aty ku jane.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje