I vuri 2 herë zjarrin lokalit dhe banesës së Noizy-t, arrestohet kushëriri i këngëtarit

29 Qershor 2023, 09:15Kronika TEMA

I vuri 2 herë zjarrin lokalit dhe banesës së Noizy-t, arrestohet

Eraldo Musteqja, 26 vjeç, është arrestuar nga Policia e Durrësit për zjarrvënie të përsëritur ndaj lokalit të Rigels Rajkut (Noizyt). Mësohet se 26 vjeçari është kushëri me këngëtarin e njohur.

Ai është arrestuar në flagrëncë mëngjesin e sotëm pasi u kap duke i vënë zjarrin lokalit të Noizyt për herë të dytë. Ndërsa më herët raportohet se i ka vënë zjarrin edhe banesës së këngëtarit.

Në momentin e arrestimit, kushëririt të Noizyt iu gjet një thikë. 

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i punës intensive hetimore për disa raste zjarrvëniesh, të kryera gjatë periudhës 10.06.2023-29.06.2023, si dhe në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm të situatës në nivel qarku, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Përsëritësi”, në kuadër të të cilit u identifikua, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 26 vjeç.

Nga veprimet e shpejta dhe profesionale policore, 26-vjeçari (lidhje familjare e shtetasve të dëmtuar) u kap në flagrancë mëngjesin e sotëm, pasi i kishte vënë zjarrin një lokali në lagjen “Currilat”, në pronësi të shtetasit B. R.

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se i njëjti shtetas i ka vënë zjarrin të njëjtit lokal, më datë 11.06.2023, si dhe derës së banesës së nënës së pronarit të këtij lokali, më datë 10.06.2023.

Në momentin e arrestimit, 26-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës (thikë).

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të këtyre rasteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

2 Komente

  1. D
    DikManJaku

    PO keta sikur thane qe heren e pare ishte nje shkendije elektrike??

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqiptari

      Si jeni katandisur o shqiptaret e shqiperis sot , me shum ruheni nga njerzit e familjes se nga bota , po vrisni njeri tjetrin dhe e urreni per vdekje , turp te kini , kjo gje ka zbritur nga shpellat , nuk ka qen tradit shqiptare , te ardhurit qe e kan futur kudo kte mut mund ta shpiegojn me mir kte gje .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje