
Një ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Kukës. Një 57-vjeçar ka falsifikuar dokumentet për të regjistruar si vajzën e tij, identitetin e një fëmijë të mitur që nuk ekzistonte 21 vite më parë, më pas falsifikoi sërish dokumenta në 2021 për ta shpallur të vdekur këtë fëmijë.
E gjithë kjo skemë mashtrimi dhe falsifikimi dokumentesh është bërë me qëllim që familja Sopaj, me ligjim e aso kohe të përfitonte me shumë pension nga Bashkia e Kukësit.
Më pas, në vitin 2021, Sopaj në përpjekje për të gjetur një mënyrë që të hiqte nga regjistri i familjes vajzën që nuk ka ekzistuar asnjëherë, ka falsifikuar një certifikatë vdekjeje dhe e ka çregjistruar nga gjendja civile duke pretenduar se fëmija i kishte vdekur.
Njoftimi i policisë:
Kukës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Regjistri”.
Operacioni, rezultat i një hetimi disamujor me metoda speciale, të iniciuar nga Policia e Kukësit, për goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumenteve, me qëllim përfitimin.
Falsifikoi 21 vjet më parë dokumente për të regjistruar si vajzën e tij, identitetin e një fëmije të mitur që nuk ekzistonte, si dhe falsifikoi sërish dokumente në vitin 2021, për ta shpallur të vdekur këtë fëmijë, vihet në pranga 57-vjeçari.
Nga veprimet hetimore rezulton se 57-vjeçari e ka kryer këtë veprimtari kriminale, për të përfituar pension më të lartë, bazuar në ligjin e kohës.
Procedohen penalisht për dyshime për shpërdorim të detyrës, një mjek dhe administratori i një agjencie funerale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar të DVP Kukës kanë siguruar informacione për një rast të falsifikimit të dokumenteve, me qëllim përfitimin, dhe mbi këtë bazë kanë iniciuar një procedim penal në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për dokumentimin e plotë të këtij rasti, si dhe për arrestimin e shtetasve përgjegjës.
Si rezultat i hetimeve disamujore, me metoda proaktive, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Kukësit, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Regjistri", si rezultat i të cilit:
-u arrestua shtetasi Xhevit Sopaj, 57-vjeç., banues në Kukës, për veprat penale "Mashtrimi" dhe "Falsifikimi i vulave i stampave dhe i formularëve";
-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit A. E., me profesion mjek, dhe A. E., administrator i një agjencie funerale.
Nga provat e siguruara dyshohet se për të përfituar pension më të lartë bazuar në ligjin e kohës, shtetasi Xh. S. ka falsifikuar dokumente, 21 vjet më parë, dhe ka regjistruar brenda trungut të tij familjar (si të bijën), identitetin e një shtetaseje të mitur e cila nuk ekzistonte. Gjithashtu, në vitin 2021, 57-vjeçari ka falsifikuar skedën për vdekjen e kësaj shtetaseje, me qëllim çregjistrimin nga regjistri i Gjendjes Civile.
Për shtetasit A. E. dhe A. E. vijojnë hetimet, me qëllim provimin nësë këta shtetas kanë qenë apo jo të implikuar në nxjerrjen e dokumenteve false që ka përdorur shtetasi Xh. S.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
Kjo nuk eshte e pazakonte .Kjo eshte shqiperia e hajduteve ku ska shtet!
Welcome to AlbanianStan!
Shume mire ka bere hallal i qofte ...kur nje asistence sociale eshte 30.000 lek te vjetra dhe nje qen rruge per perkujdesje mer 60.000 lek te reja....kurse nje qen rruge parlamenti 3.500 000 lek te vjetra.Ptu rrace dhe shtet muti.