
Një person është vënë në prangat e policisë së Fierit pasi akuzohet për kultivim të bimëve narkotike.
Në pranga ka rënë Ervis Trifoni i cili u kap teksa ujiste bimët e kanabisit të kultivuara në tokën e tij të mbjellë me hardhi rrushi.
Sipas policisë bimët janë konstatuar në fshatin Sheq-Marinas, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, bazuar edhe në inteligjencën informative se një shtetas kultivonte kanabis, kanë gjetur 37 vjeçarin në tokën e tij të mbjellë me hardhi rrushi, duke vaditur bimët narkotike cannabis sativa.
Ndërkohë janë asgjësuar nëpërmjet djegies 30 bimë narkotike cannabis sativa. Materialet për veprimet hetimore të mëtejshme i kanë kaluar prokurorisë së Fierit.
Lini një Përgjigje