
Një 31-vjeçare është gjetur e pajetë në ambientet e një pallati të pabanuar në Tiranë.
Sipas policisë, shkak për vdekjen dyshohet se është bërë mbidoza nga lëndët narkotike.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 28.06.2023, rreth orës 12:15, në afërsi të shkollës “Bajram Curri”, në ambjentet e një pallati të pabanuar, është gjetur pa shenja jete shtetasja 31 vjeçe.
Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga mbidoza e lëndëve narkotike.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Lini një Përgjigje