Vrau dhe fshehu afër Niklës trupin e të riut/ Kush është Agron Tufa, u arrestua dje në Itali

6 Janar 2024, 12:40Kronika TEMA

Vrau dhe fshehu afër Niklës trupin e të riut/ Kush

Personi që shihni në foto është Agron Tufa, i dënuar nga Gjykata Krujë me 30 vjet burg për vrasjen e Kejsi Hysës.

Tufa u arrestua në Bari të Italisë, pas bashkëpunimit me policinë italiane. Agron Tufa akuzohet për vrasjen e Kejsi Hysës në vitin 2018.

Kujtojmë se kufoma e Hysës u fsheh në afërsi të Niklës, ndërsa dyshohet se ndodhi për shkak të pazareve të kanabisit. Arrestimi i Tufës erdhi si rezultat i bashkëpunimit të dy policive asaj të Shtetit dhe policisë në Bari.

Dje më datën 05.01.2024, rreth orës 21.00, si rezultat i informacioneve të marra nga Drejtoria për Krimet e Rënda në Departamentin e Polocisë Kriminale në lidhje me vendodhjen e saktë me koordinata në Bari të Italisë, të personit në kërkim ndërkombëtar, Agron TUFA, i dënuar nga Gjykata Krujë me 30 vjet burg për vrasje.

U bashkëpunua me kolegët italianë dhe pas korrespodencës të vazhdueshme që patëm me Interpol Romën dhe mbas informacionit për vendndodhjen e saktë, në Bari, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit Agron Tufa”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje