Autori i vrasjes me thikë në Durrës, Ilir Koçilja ka rënë në prangat e policisë.
34 vjeçari vrau me thikë fqinjin e tij Halil Kokën pas sherrit banal për parkimin.
Ai është arrestuar pranë në bulevardin "Dyrrah", pranë qendrës së qytetit bregdetar rreth 3 orë pasi ndodhi ngjarja e rëndë.
Koçilja është zënë fillimisht me 40-vjeçarin Halil Koka dhe më pas e ka goditur me thikë. Ky i fundit ka ndërruar jetë, teksa po transportohej për në spitalin e Durrësit.
Gjykata, mundesisht lirojeni pas një viti, per sjellje të mirë, që të vrasë një tjeter, po per sjellje të mire. Se mos mbani pergjegjesi ju per krimet tuaja. Ju vidhni e vidhni, dhe "per sjellje të mirë", vetem liroheni nga detyra. Kaq.
Kokës i ke rënë. I nxjerrin këta këto kriminel që të shkojnë e të vrasin akoma më shumë. Mos shiko përtej rastit të Ninos dhe Hutrës. Kriminelë me patentë që gjykata i la të lirë. Ata gjykatës kanë gjithashtu gjak në duart e tyre.