Një zjarr ka rënë këtë të shtunë në masivin pyjor të vendit të quajtur “Suka e Mamëzit”, në Njësinë Administrative Kolsh, Bashkia Kukës.
Në vendngjarje ndodhen 8 punonjës të Drejtorisë Bashkiake të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSh) Kukës, si dhe një mjet zjarrfikës, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll dhe shuarjen e flakëve, të favorizuara edhe nga era, shkruan A2CNN.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pylli, me bar të thatë, shkurre dhe lëndë drusore, kryesisht lis.
Ky është rasti i parë për këtë vit i një zjarri në masivet e larta pyjore të qarkut të Kukësit.
Deri në këto momente, nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa Sherbimi Zjarrfikes i Bashkise Kukes vijojn punën në terren te veshtire malor për izolimin e plotë të vatrës.
Kafshe me pamje njeriu qe djegin cdo gje. Alergjike gjenetik ndaj pemeve, natyres dhe gjelberimit. Mos pafshin hajer keta zjarrvenes.
Sa te jete gjall saliu flaken do ti vere vendit .Kur ke nje drejtesi me idiote keshtu do te vazhdoje .Me te korruptuarit jane ne drejtesi .Duhet sa me pare te largohen gjyqtar dhe prokurore qe nuk zbatojne ligjet .