Kalaja e Gjirokastrës u vizitua nga 100 mijë persona gjatë periudhës janar-qershor 2025, shkruan atsh.
Kalaja e Gjirokastrës, e njohur ndryshe edhe si Kalaja e Argjirosë, është monumenti më i rëndësishëm i qytetit, e cila qëndron kryelartë mbi kodër si një anije që pret vizitorë vendas e të huaj.
Shifra prej 100 mijë vizitorësh në gjysmën e parë të vitit 2025, tregon një rritje të numrit të vizitorëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke e bërë kështu Kalanë e Gjirokastrës një nga më të vizituarat, me interes të lartë për të njohur e mësuar historinë e saj.
Gjirokastra, apo siç njihet ndryshe “qyteti i gurtë” është ndër qytetet më të bukura në jug të Shqipërisë, ndër të parët qytete shqiptare në UNESCO. Kalaja është e vendosur mbi një kodër pak të shkëputur nga Mali i Gjerë, e ngritur në një pikë vrojtuese rreth 370 metra mbi nivelin e detit.
Krahasuar me kalatë mesjetare të tjera të vendit, kjo kala është më e vogël nga sipërfaqja por ruhet në gjendje më të mirë.
Ja cdo te thote te udheheqesh me vizion. A mund te imagjinohej ne kohen e nongrates qe kalane e Gjirokastres ta vizitonin 100 miije vete vetem ne gjashtemujorin e pare. As 10 vete nuk do ta vizitonin po te ishte Berisha ne pushtet. Rama po e ben Shqiperine nje parajse per vizitoret dhe turistet qe fale udheheqjes gjeniale te Rames kane arrit shifra te paimagjinueshme . Inshallah nha ky zhvillim marramendes u jep ndonje lemoshe edhe pensionisteve se i kane pensionet me te vogla se nje dite pune ne Europe e mezi po mbajne frymen gjalle.
Or mediokra te medias, qe i jepni ze per tere kohen prorpagandes se vezireve- cingijeve si kumbaro, mbetet duke i bere reklame, nje lpkaliteti sic eshte Gjirokastra dhe lini ne hije gjate gjithe kohes, nje perle boterore 2400 vjecare, te natyres, dhe permbajtjes se jashtezakoneshme muzeale, qe ekspozon ne mijevjecare Shqiperine tone europiane.