"Kërkoj të mendoj më pak për burgun"Cili ishte fati i viktimave të repersionit politik, pasi rrezuan murin e ambasadave në 2 korrik?
Në korrik të vitit 1990 Valer Dyrzi Tarasov – la pas nënën dhe motrën, nën kërcënimet e Sigurimit të Shtetit, për shkak të deklarimeve të tij kundër diktaturës.
I lindur në Shqipëri nga një nënë ruse, Inga Tarasova, që u arrestua në vitin 1976 si “agjente e KGB-së”, Valeri pësoi të njëjtin fat në 1979, në moshën 22 vjeç, dhe u dënua me 13 vite burg për “agjitacion e propagandë”.
Spaç, Qafë-Bari, Zejmen, Gërmenj — janë vendet ku kaloi rininë e tij nën tortura dhe izolim.
Në vitin 1990, Valeri gjeti strehë politike në Itali dhe iu përkushtua artit. Sot është një emër i njohur në skenën artistike ndërkombëtare.
Në një nga ekspozitat e tij, ndodh takimi i papritur me një operativ të Sigurimit, dikur ndjekës, tashmë vizitor i heshtur.
Si e përballoi Valeri të kaluarën? A pati hakmarrje? Çfarë i mbeti nga e kaluara e hidhur pas lirisë së gjetur?
Sekuencat e videos që rrëfejnë këtë histori janë pjesë e Arkivit Audiovizual të AIDSSH.
Dëgjoni rrëfimin e Valerit si një histori guximi për të jetuar nën dhimbje që nuk harrohen.
Lini një Përgjigje