“Historiani nuk është profet” - Edon Qesari në Apostrof Podcast: E shkuara nuk na ndihmon për të parashikuar të ardhmen, por…

2 Korrik 2025, 19:10Kulturë TEMA
“Historiani nuk është profet” - Edon Qesari në

Shpesh, kur e ardhmja e një vendi apo një shoqërie duket e pasigurt, i kthehemi të shkuarës dhe studimit të historisë, me shpresën se ajo do të na thotë diçka për të ardhmen. Të na japë një përgjigje, një parashikim, ose edhe një model të ri organizimi social, nisur nga ato aspekte të historisë, që ndoshta nuk kemi arritur t’i njohim dhe po i zbulojmë vetëm tani.

Në episodin e 24-t të Apsotrof Podcast, historian Edon Qesari shprehet se ky këndvështrim, ndonëse mjaft i modës vitet e fundit, nuk është shumë i saktë, pasi siç thotë ai, historia nuk mund të shihet si një manual për të ardhmen.

“Ai historian që beson se mund të parashikojë të ardhmen duke njohur të shkuarën, është thjesht duke bërë një bast të guximshëm. Historiani nuk është një profet, siç qenia njerëzore nuk është gjithmonë racionale. Në qoftë se ne do të kishim të bënim me një qenie racionale tërësisht – që do të thotë qenie laboratorike – ajo do të ishte një riprodhim i sjelljeve të veta. Rrjedha e kohës është e mbushur me qenie njerëzore, të cilat në përbërjen e tyre kanë edhe irracionalitetin. Prandaj është e paparashikueshme.”

Por, Qesari shton se pavarësisht kësaj, historia na ofron mundësinë ta kuptojmë më mirë qenien njerëzore dhe shumëdimensionalitetin e saj.

“Njerëzorja nuk është diçka, e cila është e lidhur detyrimisht me aktualen apo të sotmen. Kjo do të thotë, nga ana tjetër, që historia ne na shërben pikërisht për të kuptuar që nga e shkuara në të ardhmen, duke kaluar përmes të tashmes, kemi të bëjmë gjithmonë me të njëjtin subjekt – që është qenia njerëzore. Dhe, duke pasur të bëjmë me të njëjtin subjekt, ne fare mirë mund të biem dakord që ndërmarrjet e mëdha dhe parashikuese janë të pamundura, por mund të na ndihmojnë që ta kuptojmë njeriun. Dhe ta kuptojmë është shpeshherë më e rëndësishme sesa ta parashikojmë.”

Ndiq episodin e plotë të Apostrof Podcast: https://youtu.be/e3C5PCZLT5Y

3 Komente

  1. K
    Kadri Abazi

    Dy yjet e sotme jane Zegjineja dhe prof. Qesari, intelektuale dhe te impenjuar politikisht dhe menderisht, e kishte thene edhe Profesor Ardian Vehbiu qe eshte me i miri qe kemi.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sio.....

      Njohja e historise eshte udherefyesi me i sakte per te njohur te ardhmen. Historia eshte rruga e bërë deri ne pikën ku ndodhesh, e tashmja. Rruga qe je bërë të tregon rrugen qe do te bësh... Fshehja, shtremberimi i historise, perbejne kurthe fatale per popujt e vegjel... Një popull pa histori është nje popull qe s'ka bere asgje, i paracaktuar te zhduket...

      Përgjigjjuni
      1. s
        studenti

        Ky “ profesor “ me duket se truri i eshte alkolizuar, asnjehere nuk eshte thene qe historia e kaluar parashikon te ardhmen por historia eshte baza ku popujt bazohen te nxjerrin mesime per te ardhmen…Ky profesor qenka i afert me Zeqinene…..

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje