1000 intervista për të dokumentuar krimet e regjimit serb kundër shqiptarëve të Kosovës

2 Korrik 2025, 15:50Kulturë TEMA
1000 intervista për të dokumentuar krimet e regjimit serb kundër

 Ministri i Kulturës së Kosovës, Hajrulla Çeku, bëri të ditur sot, përmes profilit të tij zyrtar se, ka nisur projekti trevjeçar “Kujtesa e masakrave në Kosovë”.

Ky projekt i cili konsiderohet si shumë me rëndësi, do të dokumentojë rrëfimet e të mbijetuarve dhe dëshmitarëve nga dhjetë prej masakrave më të rënda të luftës në Kosovë, 1998–1999. Projekti do të mbledhë rrëfime që nuk duhet të humbin, zëra që duhen dëgjuar, ruajtur dhe kujtuar përherë.

Llogaritet të jenë më shumë se 1000 intervista audio që do të bëhen pjesë e një arkive publike që ruan kujtesën dhe të vërtetën, shkruan atsh.

Projekti realizohet nga Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës, në bashkëpunim me Institutin e Antropologjisë të Universitetit të Prishtinës, Bibliotekën Kombëtare dhe Muzeun Kombëtar të Kosovës, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

“Dokumentimi dhe ekspozimi i krimeve të regjimit serb ndaj shqiptarëve është obligim për të cilin po angazhohemi çdo ditë”, shkroi ministri Çeku.

1 Komente

  1. E
    Endri Prifti

    Përse do duhej 25 vite të kalonin që të mblidhen dëshmitë e të mbijetuarve!? Qeveritë e kaluara këtë mungesë e arsyetonin, se kinse kështu kërkonin ndërkombëtarët. Po cilët ndërkombëtar? Ata që vetë kryen krime lufte në kolonitë e tyre dhe ata që bënin punën në nder të serbisë fashiste. Faji në fund ngelet te vetë shqiptarët. Përse duhej fshehur e harruar krimi?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje