Festimet për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së kanë nisur. Ajova, do të presë të ftuarit dhe jo vetëm për ceremoninë që pritet të nisë prej datës 3 për të kulmuar të enjten.
Zgjedhja e këtij vendi i jep ngjarjes një dimension historik, zemra e shtetit amerikan dhe duke simbolizuar bashkimin kombëtar.
Pjesë e programit është një fjalim i veccantë nga Presidenti Donald Trump, i cili pritet të cilësojë këtë event një vit përkujtimor për një “epokë të re madhështie amerikane”.
Ceremonia zyrtare sipas programit nis në orën 17:00 me orën amerikane me një program paraprak, ndërsa fjalimi i Presidentit Trump do të mbahet në orën 19:30, përpara mijëra pjesëmarrësve të mbledhur në zemër të Ajovës.
Presidenti Trump, i cili e ka lidhur drejtpërdrejt figurën e tij me këtë ngjarje historik, pritet të shpallë detaje mbi një paradë ushtarake të 250-vjetorit të themelimit të ushtrisë amerikane, si dhe të theksojë rëndësinë e forcimit të vlerave tradicionale amerikane, transmeton ora.
Sipas organizatorëve të America250, ngjarja në Iowa do të japë një pamje paraprake të aktiviteteve që do të mbulojnë çdo shtet dhe territor të SHBA-ve gjatë 12 muajve të ardhshëm, duke sjellë bashkë qytetarë nga të gjitha shtresat dhe moshat për të festuar rrugëtimin e Amerikës dhe për të ndërtuar kujtime të qëndrueshme për brezat e ardhshëm.
Ndërsa, Ambasadorja Monica Crowley, zëdhënëse e America250, e përshkroi këtë ceremoni si:
“Fillimi madhështor i një përkujtimi dinamik njëvjeçar në të gjithë vendin tonë të bukur, duke zbuluar një vizion për një angazhim të ripërtërirë ndaj të ardhmes së Amerikës.”
Lini një Përgjigje