Kujtesa e Mesdheut/ Misha: Biblioteka Kombëtare, ndër më të pasurat në Ballkan

2 Korrik 2025, 10:48Kulturë TEMA
Kujtesa e Mesdheut/ Misha: Biblioteka Kombëtare, ndër më të

Piro Misha, Drejtori i Bibliotekës Kombëtare i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se Biblioteka Kombëtare në Ballkan është ndër bibliotekat më të pasura, transmeton ora.

Misha: Biblioteka Kombëtare që është institucioni më i vjetër i shtetit shqiptar kulturor, dmth institucioni i krijuar menjëherë pas qeverisë shqiptare në 1920 është një bibliotekë shumë e pasur, shumë më tepër seç e përfytyron publiku.

Padyshim që pjesa kryesore si çdo bibliotekë kombëtare është kultura kombëtare, trashëgimia kombëtare për të cilën njohuria është e madhe por ka një pjesë tjetër që është po aq e rëndësishme të cilën në disa operacione siç ishte ekspozita Veneciane, koleksioni Venecian që bëmë para disa muajsh, kjo e Mesdheut është për të treguar publikut shqiptar ato pasuri të mëdhaja.

Është një mënyrë edhe për të rritur prestigjin e bibliotekës dhe që është një pasuri e këtij populli e cila duhet të njihet sepse janë vlera që na bëjnë nder.

Janë libra mjaft me vlerë, janë me vlerë që çdo bibliotekë edhe vende shumë të rëndësishme do krenoheshin.

Mendoj se biblioteka Kombëtare në këtë drejtim në Ballkan është ndër bibliotekat më të pasura.

Lini një Përgjigje