Spiropali pret kandidatin për Drejtor të Përgjithshëm të UNESCO-s: Diskutuam mbi rëndësinë e ruajtjes të vlerave të përbashkëta dhe trashëgimisë historike e kulturore

3 Korrik 2025, 08:59Kulturë TEMA
Spiropali pret kandidatin për Drejtor të Përgjithshëm

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, priti në Kryesinë e Kuvendit z.  Khaled El-Enany, ish Ministër për Turizmin dhe Antikitetin i Egjiptit, kandidat për Drejtor të Përgjithshëm të UNESCO-s.

Znj. Spiropali dhe z. El-Enany diskutuan mbi rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të vlerave të përbashkëta dhe trashëgimisë historike e kulturore, pjesë e thesareve tona kombëtare.

Si edhe bashkëpunimin në fushën e turizmit dhe kulturës, si një rrugë e rëndësishme për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe partneritetit mes Shqipërisë dhe Egjiptit.

/balkanweb/

 

Lini një Përgjigje