50 vite karrierë, Veliaj nderon me titullin “Mirënjohja e Qytetit” kantautorin dhe artistin Ardit Gjebrea

10 Tetor 2024, 13:41Kulturë TEMA

50 vite karrierë, Veliaj nderon me titullin “Mirënjohja e

Një nga emrat më të njohur të muzikës dhe këngës shqiptare, kantautori Ardit Gjebrea u nderua nga Bashkia e Tiranës me titullin "Mirënjohja e Qytetit", për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në artin, kulturën dhe muzikën shqiptare. Në ceremoninë e veçantë të rastit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se Gjebrea ka lënë gjurmë të pashlyeshme në qytet, sidomos duke promovuar artistët e rinj.

“Në Tiranë vërtet jetojnë sot 1 milion njerëz, por qyteti nuk i harron traditat, nuk e harron mirësjelljen, as kulturën e të qenit mirënjohës për dikë që kontribuon për Tiranën. Ndaj, jam shumë i nderuar që vlerësojmë sot me titullin ‘Mirënjohja e qytetit të Tiranës’, një nga ikonat më të mëdha të qytetit tonë, të vendit dhe të kombit tonë, edhe përtej kufijve”, tha Veliaj.

Ai e cilësoi Ardit Gjebrenë si personaliteti, i cili me muzikën e tij ka ndikuar gjithë shoqërinë shqiptare. “Ka njerëz të cilët, jo vetëm lënë shenjë, por edhe shenjojnë kohën kur jetojmë. Kënga ‘Jon’ e Arditit shenjoi një kohë, ishte një gur kilometrik i tranzicionit, i një hapësire epokale në qytetin dhe në vendin tonë”, kujtoi Veliaj.

Në fjalën e tij, kryebashkiaku shtoi se me historinë e tij, Gjebrea frymëzon dhe inkurajon shumë njerëz për të kapur suksesin vetëm duke mbështetur njëri-tjetrin.

“Tani që je në kulmin e energjive dhe të punëve të bukura doja të merrnim pak kohë dhe të të themi se të jemi shumë mirënjohës. Në emër të qytetarëve të Tiranës do të doja shumë të të dhuroja diçka simbolike, një piano të stilizuar, nga një qytet që është mirënjohës, që di të falenderojë njerëzit e tij të çmuar dhe të një qyteti që shikon te shembulli yt, modelin që mund të frymëzojë të tjerë, se mund t’ia dalin pa u bërë të këqij, pa sharë e pa fyer, se mund t’ia dalin me djersë, me shumë mund, përpjekje dhe talent”, deklaroi kryetari i bashkisë.

Mes emocionesh, Ardit Gjebrea u kthye pas në fëmijëri, kohë që shënoi edhe hapat e tij të para drejt artit. “Teksa pashë këtë piano m’u kujtua vetja kur studioja - nuk kisha piano në shtëpi, ishte në Pallatin e Pionerëve - dhe këpucët më fusnin teksa vija çdo mëngjes, në 5 të mëngjesit, për të studiuar dhe për të realizuar atë pasion që unë kisha, muzikën”, tha ai.

Ai u shpreh se çdo cep i qytetit i ka dhënë dashuri dhe mbështetje dhe të tillë e konsideroi edhe vlerësimin me titullin “Mirënjohja e Qytetit”.

“Unë jam lindur dhe rritur në këtë qytet, për herë të parë në skenë kam dalë në moshën 5 vjeç, dhe që atëherë nuk u shkëputa më. Çdo cep i këtij qyteti më ka dhënë dashuri. Jam i bekuar sepse kudo ku eci, kudo ku kaloj, ndiej dashurinë e njerëzve dhe është shpërblimi më i madh i punës që kam bërë. Kam kënduar kudo, kam kënduar në opera, në Pallatin e Koncerteve, në stadium, dhe kudo kam marrë duartrokitje. Të jam shumë mirënjohës sepse kjo mirënjohje sot, mendoj se është një sintezë e të gjitha duartrokitjeve që kam marrë ndër vite nga ky qytet, nga dashuria që më ka falur ky qytet dhe nga puna e pasioni, shpeshherë edhe duke lënë mënjanë për fat të keq edhe familjen time, për të dhënë dashuri, por mbi të gjitha për të marrë këtë dashuri”, tha Gjebrea.

9 Komente

  1. Y
    Ylberi ose ish piramida , selia e dylbereve

    Kontribut arti qe u merr pensionisteve paret per telebingo.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Muharem Kaso Laprake

      Hajduti i pensionisteve dhe shtepiakeve .

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vala

        E meriton.. Ta gezosh Ardit. Je me te vertet haset I cmuar ne ket vend injorantesh

        Përgjigjjuni
        1. J
          Jorgo

          nga te paret dylbera te deklaruar qe ne kohe te merhumit... njeriu qe emancipoi Bllokun dhe Tiranen e re e me vone te gjithe shqiptarine

          Përgjigjjuni
        2. B
          Beqiri

          Mos….edhe kete kishim mangut.

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Z

            TA GEZONI XHAMIN E NAMAZGJASE ,,,URIME ,,,,ALLAHU U BEKOFTE ,,,

            Përgjigjjuni
            1. *
              *Pasuesi veteran* Dhimiter M XHoga.-Toronto.

              Faleminderi i nderuar Kryetar i Tiranes Erion Veliaj per Ate nderim bere te MADHIT per Sa ben Nje jeete-Mjeshteri se PARI NJERI-Aredit-PELLUMB Gjebrea! nderuar per punene tij nje jete sa belbezuar mes Tiranes Ai BIR i DENJE i te ndierit Pellumb GJEBREA"PIONIERI* i artit dhe kultures shqiptare ne Tirane me KRYEQENDER" Pallatin e Shetpies MESUESI ne TIrane me kreatyre ;(SHTEPINE e PUSHIMIT te PIONIEREVE ne Durres-plazh)lene gjurme.. Ndare nga jeta,Pellumbi- PELLUNB*- ne Kulmin e sukseseve te Tij. Dite NJEMIJE- pasuar me DINJITET i Biri-Sukses Ardit-vertet 5 vjecar-nisa aktivitetin e ARTISTIT te Ardhshem qe sot, eshte ne KULMIN e TIJ. Mrodhesi i uroj une *88 vjecari-*nxenesi-Koleg* i te Madhit PELLUMB Gjebrea-nje jete krah Tij si Mesues e drejtor Shkolle-ne rrethin e Tiranes-Kulturen ne plan te pare. Faleminderit per nderimin bere i nderuar kryetar i Tirane Erion Veliaj-dhe ju LUMTE sa beni per TIRANEN-Ju prifte e mbara. Ardit Pellunb Gjebreas-me Ditet NJEMIJE e SUKSESE si gjithnji. *Nga Toronto une 88 vjecari ju uroj;sa mezi pres mes Ju dhe Tiranes Sone .kete*80 vjetor te Clirimit*ta festojme (bileten prere me *17 Nendor*, me keni aty-faamiliarisht..Mire ju gjeca.

              Përgjigjjuni
              1. *
                *Pasuesi veteran* Dhimiter M XHoga.

                Pse u te uruar* nuk ma botoni Komentin sa nisur-*Urim nga tej oqeani per Ardit Gjebrean sa, te nderuarin Kryetar te Tiranes- Erion Velia-Uruar per ate nderim bere Ai- Arditit-Artist i rralle...Me ju 88 vjecari*Pasardhes veteran* nje jete MESUES-me shembelltyren-Paraprires Pellumb Gjebrea...!? Dhimiter M Xhoga-Toronto-drej Tiranes-kete Nedor-te CLIRIMIT-Bileten prere.Me prifte shendeti...

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Moni

                  Arditi nuk do ishte asgje pa martesen me Anila Bekteshin, kete e dine te gjithe, te pakten ata qe jetuan ne vitet '80. Mos derdellisni kot se me aftesite e tij s'ka arritur asgje. Rrofte bingo pastrim paresh te ndyra, emisionet me eskorta dhe banakinget me droge. Prinderit mund te kene qene persona te nderuar, nuk i njoh, por djali ama ngeli nje batakci i veshur me petkun e "artistit". Dyshoj qe dhe vete Arditi ka harruar ca eshte arti! Nejse, bravo lali Erit qe ne vend te beje korsi ambulancash, se po lindin grate neper makina, ndan tituj nderi fiktiv. Ta gezoje!

                  Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje