Fotografi i botës së egër shqiptare, ekspozitë në kalanë e Gjirokastrës, e pranishme dhe ministrja Kumbaro!

10 Tetor 2024, 08:06Kulturë TEMA
Fotografi i botës së egër shqiptare, ekspozitë në

Fotografi i mirënjohur që fikson botën e kafshëve të egra, Arian Mavriqi, ka çelur ekspozitë në kalanë e Gjirokastrës.

Qindra vizitorë nga e gjithë bota të cilët kishin ardhur për të shijuar kalanë, nuk e fshehën kërshërinë për të njohur edhe gjallesat e parqeve tona kombëtare e natyrore të sjella mjeshtërisht nga fotografi nga Kosova.

E pranishme në inaugurimin e ekspozitës ka qenë edhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro e cila u shpreh se nuk kishte se si të mos pranonte ftesën për ta vizituar këtë ekspozitë me fotografi të botës së egër shqiptare.

Për Kumbaron, ekspozita e çelur në kalanë e Gjirokastrës nga një fotograf i Kosovës, është domethënia më e bukur e vlerave natyrore që bashkëndajmë.

Ministrja e ka vlerësuar fotografin Mavriqi si një ambasador të bukurive të natyrës shqiptare, një zë i fortë i mbrojtjes së saj, por edhe një rrëfimtar i shkëlqyer si përmes fotografive ashtu edhe përmes fjalës.

Ministrja Kumbaro tha se, Kosova plotëson hartën tonë të përbashkët të atraksioneve.

3 Komente

  1. I
    ILIR

    Car lajmi......e pranishme edhe ministria Kumbaro.......Ajo qe po shkaterron mjedisin.Kumbaro dil tek porti se po vijne kontenieret e tu.......

    Përgjigjjuni
    1. H
      Haka Tekizoti

      "Bota e egër", e quajtur kështu padrejtësisht, është ku e ku më e butë se njeriu, prandaj duhet emërtuar ndryshe, psh. Bota e lirë (e lirë nga egërsia e ndërgjegjshme, që është egërsia më e ndyrë), ose një emërtim që do të përfaqësonte realitetin.

      Përgjigjjuni
      1. *
        *Pasuesi veteran* Dhimiter M Xhoga.

        Verejtie e drejt ei nderuar Haka Tekizoti*-per titullin e shkrimit sa *Bota e eger* per Gjiroksatren?! Faleminderit kesaj gazete sa SJLlE...*Pasuesi Veteran*88 vjecar nga tej Oqeani...

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje