60% më shumë vizitorë në Muzeun e Artit Mesjetar nga një vit më parë

7 Maj 2025, 15:03Kulturë TEMA
60% më shumë vizitorë në Muzeun e Artit Mesjetar nga

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar ka pasur një rritje të vizitueshmërisë prej 60%, krahasuar me muajin prill të një viti më parë.

Drejtoresha e MKAM, Fjoralba Prifti, tha për ATSH-në se vetëm gjatë muajit prill, muzeu u vizitua nga 2544 persona, 839 prej të cilëve ishin shtetas të huaj, të ardhur kryesisht nga Gjermania dhe Spanja.

“Nga janari deri në prill, dy muzetë, Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar dhe Muzeu Kombëtar i Arsimit, janë vizituar nga 7733 vizitorë, vendas e të huaj”, tha drejtoresha Prifti.

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar gjendet në qytetin e Korçës, prej 24 prillit të vitit 1980. Muajin e kaluar MKAM festoi 45 vjetorin e krijimit. Ky muze konservon trashëgiminë më me vlerë, të krijuar nga piktorët shqiptarë nder shekuj.

Pikturat e periudhës post bizantine janë ekspozuar në pavionin e artit ikonografik. Ato janë piktura të shek.XII dhe XIV. Në muze ndodhen rreth 7500 objekte artistike prej: guri, druri, leshi, argjendi dhe metale të tjera. Ndër to janë 1200 objekte ndërsa ikona janë rreth 6000, shumica me përkatësi kohore nga epoka bronzit dhe epokës së hekurit. Gjithashtu përbëhet edhe nga kostumet folklorike, nga objekte të tjera që tregojnë antikitetin, traditën dhe origjinalitetin e kulturës qytetare. /atsh/

1 Komente

  1. K
    Kauri

    ARTI MESJETAR ,,HAHA ,,,ME IKONAT E ORTHODHOKSEVE ,,,,PO MYSLYMANET QE JAN SHUMICA ,,CA ARTI KAN PAS NE MESJET ,,,APO YXHYM MAMLUK ,,

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje