620-vjetori i lindjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut

6 Maj 2025, 08:14Kulturë TEMA
620-vjetori i lindjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut

620 vjet më parë, më 6 maj të vitit 1405 lindi Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Gjergji lindi në familjen fisnike dibrane të Gjon Kastriotit dhe Vojsavës.

Kur lindi Skënderbeu, Gjoni ishte sundimtar i një treve që përfshinte Krujën, Mirditën e më gjerë.

Emri i Gjergj Kastriotit personifikon një epokë të tërë të historisë tonë kombëtare, e cila mori emrin e tij: luftën më se njëshekullore kundër vërshimit osman (fundi i shek. XIV – fillimi i shek. XVI) për mbrojtjen e tokës, të pasurisë e të lirisë.

Për 25 vjet me radhë, Skënderbeu mbrojti popullin shqiptar por edhe pengoi shtrirjen e osmanëve drejt Evropës.

Ndërsa me Kuvendin e Lezhës, 2 mars 1444, nën udhëheqjen e Gjergj Kastrioti Skënderbeut për herë të parë u arrit një bashkim politik i princërve shqiptarë, duke vënë themelet e një shteti arbëror të organizuar.

Gjergj Kastriot Skënderbeu vdiq më 17 janar 1468, në moshën 63-vjeçare.

Vdekja e Skënderbeut solli rënien nën pushtimin 5-shekullor nga Perandoria Osmane deri në krijimin e shtetit të pavarur më 1912.

Kruja, që për shumë vite u quajt si Akropoli i Kristianizmit, i rezistoi vetëm një rrethimi tjetër pa prijësin e saj, i cili u konsiderua nga shumë vende si heroi që pengoi Perandorinë Osmane të pushtonte Evropën Perëndimore.

Gjergj Kastriot Skënderbeu mbetet figura legjendare e kombit shqiptar në shekuj dhe burim frymëzimi për brezat. /rtvora/

3 Komente

  1. S
    Shqiperi e shqiptareve

    6 MAJ TE SHPALLET FESTE ZYRTARE KOMBETARE.

    Përgjigjjuni
    1. a
      aleksander

      rrofte heroi legjendar dhe i madhi GJERGJ KASTRIOTI, i paharruar qofte kujtimi i tij, gjenerali me i madh i te gjitha koherave qe ka njohur planeti toke, luftoi kundra nje ushtrie 10-15 here me te madhe se e tij dhe nuk humbi asnje beteje.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gjergj Fishta l riu

        Bravo Aleksander qe i thua gjeneral. Ngjite dhe nje grade me lart, me te madhen e gradave qe e ka pas dhe Napoléon Bonaparti dhe mos e prano kurre se nuk ka qene Bej por ISCANDERBEG. Ashtu e ka lene ne shpaten e tij. Kurse ne Perkrenoren e ka lene IN.PE.RA.TO.RE- B.T. (Me i madhi. B.T. ) Ma qart nuk ka si na flet. Dy gjerat me te medha qe na ka lene per ta deshifruar e kuptuar. Mos prano se ka lindur me 6 Mai. Edhe vet po te ishte gjalle do te tranohej e s'do ta pranonte festen pagane te etnogjenezez se popullit te tij ilir qe ka nje vlere shume me te madhe se ditelindja e tij. Edhe ditevdekja asht marre nga shkrimet serbe qe perpiqeshin ta bejne te vetin, serb. Dhe varre nuk ka. Pse!!!??? Se humbi, dhe la nje populli te shkatrruar qe per te mbijetuar, kur erdhen regjistrimet turke u dhane me emra serb. Pastaj qene te detyruar te kthehen shpejt mysliman qe ti ikin rrezikut te asimilimit serb. Kohe errsire, dhe fale manovrimit te mbeturit gjalle arriten te ribehen. Ai na ka lene perkrenoren qe flet dhe shpaten qe e deshifron tere aftesine e tij dhe e le te lidhur si djale i popullit Shqiptar. Spekullator ndaloni poshterimin e héroit me foshnjorizma moderne. Kontaktin e fundit me popullin e ka pas ne Muhurr te Dibres. Shoqeruar dhe ''grindur'' me gjeneralin e Gardes se tij, Nikoll Berisha. Pasi te tere nuk munde te iknin dhe duke u ''grindur'' me Berishen, la opoziten me Berishen ne krye per t'i mbrojtur dhe interesuar per ta nen roberim. Ne u ribeme dhe pa ate se jemi popull me rrenje fisnike. Mendoni ne Shkoder kur luftonim me Malazes. Ata latin te asimiluar ortodoks ne gjuhe dhe fe nen urdherat e mbretit serb Danillo e ne Ilire (shqiptar) te asimiluar nga feja por jo nga gjuha e etnia. Akademia e shkencave ka shume pune per te bere dhe jo te vaket e te mbyten nga paaftesia e ngritur ne bashin e saj nga burokracia primitive komuniste. E mjera Evrope cka pesuar nga aziatiket, qe kur betejen e Kosoves ja besoi aziatikut Lazar. Fati i Shqiptareve u parashkrua ne ate beteje. Mirepo hyjt e tokes Ilire ndihmuan. Sulltanit hanger thiken e Kopiliqit dhe para vdekjes ra ne dine dhe u rrefye dhe jua la amanete te bijeve dhe turqeve neper brezni shqipetaret se i mbyten ne fushen e luftes me Tradhti midis dy aziatikeve. Sulltani Murati i pare ra ne dine ne moment, kurse serbet ende nuk bien ne dine edhe pas gjashtqinde e ça vjete se ajo ishte dhe do jeté toke shqipetare. Dhe britma KUSOVA (!)asht tane historia e saj se si perfundoi nen sundimin aziatik dhe nuk asht perralla serbe me emrin e nje zogu.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje