Alfred Peza rikthehet si shkrimtar me surprizën e tij "Diamanti"

12 Qershor 2025, 19:30Kulturë TEMA

Alfred Peza rikthehet si shkrimtar me surprizën e tij "Diamanti"

Gazetari i njohur Alfred Peza së fundmi është rikthyer në qendër të vëmendjes pas botimit të romanit të tij “Diamanti”, botim i Shtëpisë Botuese “Mediaprint”, përmes të cilit synon të lërë gjurmë.

I ndërtuar me finesën e një rrëfimi në të cilin ndërthuret realiteti me trillimin letrar, libri na fton një udhëtim magjik drejt lëndinave të brendshme të shpirtit njerëzor.

Në këtë roman, Peza shpalos një univers ku realiteti ndërthuret me elementë të realizmit magjik, duke sjellë një histori që njëherazi të frymëzon por dhe sifdon.

“Diamanti”, jo vetëm një roman i rastëishëm, por një metaforë e fuqishme i cili tregon udhëtimin e jetës dhe transformimin që lind nga përballja me vështirësitë më të mëdha.

Një roman që shkon përtej fjalëve dhe na kujton se shpeshherë, ajo që kërkojmë më larg, ndodhet më pranë se sa mund ta imagjinojmë.

Lini një Përgjigje