Ali Podrimja: Kush preku fundin e detit

15 Gusht 2025, 20:59Kulturë TEMA
Ali Podrimja: Kush preku fundin e detit

Bukuria nuk është bukuri

Nëse nuk e ka shëmtinë e vet

E kush preku fundin e detit

nuk është mes nesh.

Vdekja secilit i takon.

Bari rritet e harrimi na arrin

Se kush preku fundin e detit

nuk është mes nesh.

Mjaft kurrë nuk është një kohë

Të lindësh, të jetosh

Dhe të vdesësh.

Është një det në jetën tonë

Ku lypsen thellësi e vite drite

Të biesh në fund të një shpirti.

T’ia zbulosh vetëveten botës, njerëzve

Po kush preku fundin e detit

nuk është mes nesh.

ObserverKult

Lini një Përgjigje