Apostrof/ A kemi frikë ta lexojmë Kadarenë? (VIDEO)

11 Maj 2025, 10:40Kulturë TEMA
Apostrof/ A kemi frikë ta lexojmë Kadarenë? (VIDEO)

Në Shqipëri, e përmendim shpesh Kadarenë si një monument kombëtar të letërsisë dhe kulturë sone, por pak e lexojnë me guxim.

Në episodin e 17-të të Apostrof Podcast, Alda Bardhyli sjell një vështrim të kthjellët mbi mënyrën se si Shqipëria vazhdon ta trajtojë Kadarenë — më shumë si simbol sesa si autor. Ai është ngritur si “monument kombëtar”, thotë ajo, por kjo e ka 'ngrirë' figurën e tij, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë t’i afrohemi veprës pa ndrojtje.

“Përmasat e tij janë përmasat e një sistemi të tërë kulturor… por ka pasur gjithmonë një lloj ndrojtjeje — sidomos nga kritika shqiptare, nga studimet shqiptare, por edhe nga politika shqiptare — për t’iu afruar, jo vetëm autorit, por edhe veprës.

Mendoj që tashmë, me ikjen e tij, është një detyrë e intelektualëve shqiptarë, e shkrimtarëve, autorëve dhe lexuesve që të njihen me këtë vepër… një pamflet i jashtëzakonshëm dhe shumë i nevojshëm — jo vetëm për Shqipërinë e sotme, por edhe për Shqipërinë e nesërme.”

Ndoshta nuk kemi frikë nga Kadareja, por nga ajo që na detyron të shohim përmes tij.
Ndoshta nuk është ai që nuk kuptohet — jemi ne që ende nuk kemi mësuar si të lexojmë pa druajtje.

???? Episodi i plotë publikohet të dielën, më 11 maj, ora 17:00:

https://youtu.be/J4jJ7ap_wIc