Arbëreshi i vetëm në konkursin “Pjetër Gaci”, 10-vjeçari Giuseppe do të bëhet pianist i famshëm

14 Qershor 2025, 14:23Kulturë TEMA
Arbëreshi i vetëm në konkursin “Pjetër Gaci”,

Giuseppe Pellicano lindi në Itali, por tashmë prej vitesh ai dhe familja e tij janë zhvendosur në Tiranë, duke qenë kështu ndër të paktat familje arbëreshe që zgjedhin të rikthehen përgjithmonë.

10-vjeçari i talentuar mori pjesë në konkursin internacional “Pjetër Gaci”.

Një vit bëra solfezh dhe pastaj vitet e tjera u mora me piano. Sot ishte shumë bukur. Pata shumë emocione… me pjesën ‘Për Elizën’ nga Bethoveni dhe tri pjesë të tjera klasike,” shprehet pianisti i talentuar.

Giuseppe ndihet krenar që është arbëresh, transmeton rtsh.

Kultura arbërore është shumë e bukur dhe jam i lumtur të marr pjesë në të,” thotë pianisti 10-vjeçar.

I frymëzuar nga muzikanti Pjetër Gaci, ai synon të shkelë në skena të mëdha.

Profesione të tjera do të doja astronautin, më pëlqen shumë, por pianon s’do ta lë kurrë. Gjithmonë do jap zemrën për t’u bërë një pianist shumë i madh. Një pianist shqiptar është Pjetër Gaci, që quhet edhe konkursi ku po marr pjesë. Ai është pianisti që më frymëzon më shumë,” tregon Giuseppe.

Ai ishte i shoqëruar nga familja e tij teksa performoi në piano përpara jurisë dhe artdashësve të konkursit ndërkombëtar.

1 Komente

  1. s
    shqip

    Jete te gjate e suksese per djalin tone pianist.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje