Primo Shllaku: Shqiptarët duan atdhe të gatshëm

14 Qershor 2025, 09:48Kulturë TEMA
Primo Shllaku: Shqiptarët duan atdhe të gatshëm

Primo Shllaku u rikthye për një episod të dytë në “ZëmeMirën Podcast” ku foli për veten, jetën, por edhe për njeriun në përgjithësi.

Një nga deklaratat më të fuqishme të bisedës përballë Mira Kazhanit ndoshta ishte fjalia: Shqiptarët duan atdhe të gatshëm.

Shoqëruar sigurisht me një analizë fine që shpjegon dëshirën e shqiptarë për të emigruar.

"E diagnostikoj me përgjegjësi të plotë që shqiptarët duan të gjejnë atdhe të gatshëm.

Kur shkon atje, ai që e ka ndërtuar me duart e veta, nguron ta lëshojë ty. Duam të krijojmë shumë, lidhemi me shtetin.

Shteti i ka muzat e këqija. Nuk i ka të mira muzat. Ato janë më fort sirena sesa muza", tha Primo.

 

1 Komente

  1. P
    Plotësisht e drejtë

    Pohim i zgjuar dhe plotësisht i vërtetë. Jemi kthyer të gjithë në mërgatë të qyqeve. I bëjmë vezët në folenë e tjetrit. Dhe zëmërohemi kur tjetri nuk na do.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje