Universiteti Western Balkans i akordoi titullin “Doctor Honoris Causa”, Yohei Sasakawa, kryetar i Fondacionit Nippon

13 Qershor 2025, 18:47Kulturë TEMA
Universiteti Western Balkans i akordoi titullin “Doctor Honoris

Universiteti Western Balkans në një ceremoni solemne i akordoi titullit “Doctor Honoris Causa” Yohei Sasakawa, kryetar i Fondacionit Nippon, në vlerësim të lidershipit të tij vizionar dhe kontributit të jashtëzakonshëm në mirëqenien globale, përfshirjen sociale dhe dinjitetin njerëzor.

Ndër të ftuarit e nderit ishin Ambasadori ynë në Japoni, Ermal Muça, ajo e Japonisë në Shqipëri Kikuko Kato, rektorë të disa universiteteve dhe akademikë, transmeton ora.

Në fjalën e hapjes Dr. Ornela Çuçi, Këshilltare për Marrëdhëniet me Jashtë pranë Universitetit Western Balkans, theksoi rëndësinë e këtij momenti jo vetëm për institucionin, por edhe për rolin që ai luan si një urë bashkëpunimi ndërkombëtar dhe promovues i vlerave universale.

Rektori Prof. Dr.  Ferdinand Gjana vlerësoi kontributin e veçantë të z. Sasakawa, dhe përkushtimin e tij mbi katër dekada në luftën kundër lebrës dhe diskriminimit ndaj personave të prekur, si dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm për fuqizimin e personave me aftësi të kufizuara.

Ambasadori Muça theksoi se personalitete si z. Sasakawa janë urë lidhëse mes kulturave dhe model frymëzimi.

Ndërsa përfaqësuesja e Japonisë në Shqipëri, znj. Kato, vlerësoi mikpritjen shqiptare dhe theksoi rëndësinë që Japonia i kushton figurave që mishërojnë idealin njerëzor.

Ajo e konsideroi këtë titull si një akt që shkon përtej vlerësimit akademik dhe përfaqëson denjësisht rolin e z. Sasakawa në ndikimin global.

z. Yohei Sasakawa në një fjalim emocional dhe frymëzues, ndau rrugëtimin e tij jetësor, nga një fëmijëri e shënuar nga humbja dhe vështirësitë e pasluftës, drejt një jete të përkushtuar ndaj kauzave humanitare dhe mbrojtjes së dinjitetit njerëzor.

Ai shprehu mirënjohjen për këtë nderim të veçantë dhe përcolli mesazhe të forta për të rinjtë mbi rolin e empatisë, qëllimit dhe veprimit në ndërtimin e një bote më të drejtë.

Lini një Përgjigje