Në kishën e Shën Ndout në Laç mbyllet me natën e djeshme dhe ditën e sotme, 13 qershor, pelegrinazhi i përvitshëm i 13 të martave.
Besimtarët vijnë nga të gjitha qytetet e vendit, ku një pjesë e madhe e tyre qëndrojnë natën në ambientet përreth kishës, duke e kthyer këtë ngjarje në një moment të rëndësishëm shpirtëror.
Pelegrinët janë nga çdo skaj i vendit dhe përfaqësojnë besime të ndryshme. Ata besojnë tek mrekullitë e Kishës së Laçit, ndaj edhe e frekuentojnë, transmeton ora.
Mijëra persona udhëtojnë çdo të javë drejt kishës së Shën Ndout në Laç deri në ditën e 13 qershorit, kur është dhe festa e këtij shenjti dhe numri i pelegrinëve shkon mbi 1 milion.
Kisha e Shën Ndout daton që nga shekulli XIII dhe objekti i rëndësishëm i kultit mori famë për shkak të Shën Ndout, një predikues i njohur katolik.
Pelegrinazhi zgjati për 13 të marta me radhë, ku besimtarët ngjiten në këmbë në kishën e Shna Ndout për të kryer ritualin e tyre të shenjtë duke e finalizuar me ceremoninë përmbyllëse ku përzihen besimi, tradita dhe rrëfimet për mrekulli.
Territori përreth kishës u mbush nga pelegrinët prej mëngjesit të 12 qershorit dhe qëndruan aty për gjatë natës në pritje të agimit.
Me qirinj në duar, lutje dhe shpresë në zemër, pritën “Ditën e Madhe” te 13 qershorit, datës kur shenjti kaloi në amshim.
Për shumë besimtarë ky pelegrinazh nuk është thjesht një udhëtim fetar, por një përvojë shpirtërore unike.
Disa në heshtje, e të tjerë qëndrojnë netëve në lutje e meditim bëjnë që atmosfera të shndërrohet në paqe shpirtërore.
Kryetarja e bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara ndau në rrjetet sociale pamje nga kisha e Shën Ndout në Laç.
“Nata e 12 qershorit dhe dita e 13 qershorit shënojnë përfundimin e pelegrinazhit të përvitshëm të 13 Martave të Shën Ndout. Për 13 javë rresht, qindra e mijëra besimtarë nga vendi e diaspora iu drejtuan kishës së bekuar në një udhëtim shpirtëror dhe afrimi me Zotin përmes lutjesh për më shumë mbarësi, shëndet e lumturi.
Në këtë ditë e natë të shenjtë, jo vetëm për Kurbinin dhe kurbinasit, por për të gjithë besimtarët shqiptarë pa dallim, më lejoni të uroj çdonjërin prej jush me shprehjen më të zakontë dhe kuptimplotë të të gjithë besimtarëve, Shën Ndou ju ndihmoftë”, tha Cara.
Ai e ka emrin Shën Antonio, Anton, Antoine, por këta katolikët tanë ia kanë përdredhur në Ndue, Ndou e ku ta di unë. Dhe ka disa që kërkojnë që dialekti i tyre të kthehet në gjuhë zyrtare! Njëlloj si Krishtlindjet që i kthejnë në Kërshëndella!