Shtëpia-muze e Dritëro Agollit, bëhet gati hapësira ku do të ndërtohet muzeu në fshatin Menkulas

14 Qershor 2025, 09:21Kulturë TEMA
Shtëpia-muze e Dritëro Agollit, bëhet gati hapësira ku do

Në kuadër të përpjekjeve për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore, ka nisur procesi për ndërtimin e shtëpisë muze të Dritëro Agollit, një prej figurave më të shquara të letërsisë shqipe.

Tashmë ka nisur prishja e godinës për të liruar hapësirën ku do të ngrihet ky muze, projekti i të cilit vjen si një bashkëfinancim nga Bashkia Devoll me Këshillin e Qarkut Korçë.

Jemi të kënaqur që para tri ditëve filloi të hiqet ajo godinë, e cila degradoi fare. Do të nisë komplet që nga themelet. Sot mbaron faza e prishjes dhe javën që vjen do të fillojë. Mund të zgjasë dy apo tre muaj, sepse me 13 nëntor duhet të inaugurohet,” thotë Hekuran Begolli, kyetar i fshatit Menkulas.

Kjo shtëpi do të ndërtohet në fshatin Menkulas të Devollit dhe do të përfaqësojë një hapësirë të gjallë kujtese që ruan frymën, veprën dhe jetën e tij, transmeton RTSH.

Projekti synon që kjo shtëpi të kthehet në një qendër të rëndësishme kulturore, edukative dhe turistike për të gjithë ata që dëshirojnë të njihen nga afër me jetën dhe krijimtarinë e Dritëro Agollit.

1 Komente

  1. G
    Gjergj Fishta I riu

    Ja dhe perjetsimi i nje ish komunisti njezete e kater karatesh. Thone kendonte bukur, kapterre komunist i fjales. Keshtu kendonte dhe Naimi, Poet e Taksidar, kurse Driteroi Poet- shkrimtar e me shume se spiun vullnetar. Thone qe kjo lloje semundje te ardhmen e ketij populli ne qafe ka per ta marre. Te ringresh ne demokraci ish anti-perendimor, asht si te ju thuash: ju keni hyre brenda tek ne por nuk jeni te mirpritur, ne keshtu na pelqen dhe munde te largoheni kur te ndjeheni te merzitur. Koha perpara, gjithe bota e ndjeu, kurse ne: per Lindje e komunizem prapakthehu!?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje