FOTO: 330 tituj filmash shqiptarë digjitalizohen në studion moderne të Arkivit të FIlmit

13 Qershor 2025, 19:50Kulturë TEMA

Prej janarit të vitit 2024 në studion e digjitalizimit të filmit pranë Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF), janë skanuar 330 tituj filmash si edhe mbi 4,620 bobina figurë dhe zë, duke krijuar asete digjitale me cilësi shumë të lartë.

Kjo është hera e parë që Shqipëria ka një studio moderne për digjitalizimin e filmit dhe kjo u bë e mundur përmes fondeve të Bashkimit Evropian, zbatuar nga UNOPS, në kuadër të programit EU4Culture, transmeton ora.

FOTO:  330 tituj filmash shqiptarë digjitalizohen në studion moderne

Studioja e ngritur në AQSHF po transformon mënyrën si ruhen, restaurohen dhe përcillen veprat e trashëgimisë sonë filmike. Objektivi i AQSHF-së është digjitalizimi i të gjithë fondit prej 4,330 veprash filmike shqiptare.

 

FOTO:  330 tituj filmash shqiptarë digjitalizohen në studion moderne

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit bëri të ditur se mbetet e përkushtuar për të rritur kapacitetet teknike dhe njerëzore në AQSHF, për të garantuar ruajtjen dhe promovimin e kësaj pasurie të çmuar kombëtare.

 

 

Lini një Përgjigje