(Nga Roberto Benigni gjatë marrjes së çmimit të Luanit të Artë në Festivalin e Filmit në Venecia. Një fjalim falënderues për partneren e tij të jetës, Nicoletta Braschi.)
“Në këtë moment dua t’i kushtoj një mendim Nicoletta Braschi, e cila asht këtu në sallë. Ne kemi ba gjithçka së bashku për 40 vjet. Unë di vetëm një mënyrë për me matë kohën: me ty ose pa ty.
Tash a ta ndajmë këtë Luan, unë po marr bishtin, kështu të tregoj gëzimin tem, gëzimin tem tuj e tundë bishtin tem dhe ti merr pjesën tjetër;
Mbi të gjitha mendoj se krahët janë të tutë, sepse nëse ndonjëherë kam fluturuar në çdo punë temen, kjo ishte veç falë teje, talentit tand, misterit, sharmit, bukurisë, feminitetit, fakti i të kenunit gru.
Të jesh gru asht një mister që na burrat nuk e kuptojmë.
Groucho Marx kishte të drejtë kur tha se “burrat janë gra që nuk ia kanë dalë”. Dhe kjo asht e vërteta. Nuk mund të isha si ti, Nicoletta.
Nëse diçka të bukur dhe të mirë e kam ba në jetën teme kjo asht realizu gjithmonë falë dritës tande. E jona ishte një dashni me shikim të parë, në të vërtetë me shikim të përjetshëm”.
Përktheu: Arjola Zadrima
————————–
Ceshte ky koqe komunist qe e ka perkthy?
O Mero, me gjithe respektin per dialektin geg, por nuk shkon te publikohen shkrime apo perkthime te sotme ne dialektet krahinore. Ato ti mbajme ne te foluren e perditshme ne ambjentet ku jetojme e punojme, por nese duam te shprehemi kuptueshem per te gjithe, le te shkruhet ne shqipen letrare qe eshte dhe zyrtare, ndryshe po behemi si kembet e pules me anafalbete funksional qe e kane alfabetin me 32 shkronja e jo me 36 se nje pjese te tyre i ngaterrojne me njera-tjetren Xh me Gj dhe C me Q. Madje edhe mendimet nuk dine ti shprehin qarte se tek e fundit duhet te njohesh gjuhen qe te dish si ti rendisesh mendimet bukur dhe kuptueshem. E si per te mos e lene edhe une mangut dialektin tim ; O Mero mjaft me dialektizma se na e shkerdhyet gjuhen fare a u qifja udhet.
Edhe mua më ra në sy dialekti geg i përdorur nga kjo përkthyesja! Jemi një komb, në dy shtete, me një gjuhë zyrtare. Nga ana tjetër në këtë media gjej edhe lloj lloj qensh që shajnë Kosovën dhe shqiptarët atje. Nda gjuhën, nda kombin dhe Mero bëhet kampion. Dhe kur mendon hollë hollë se si e tradhtoi Berishën dhe u bë me Ramën, dyshimet shtohen!
O Mero! Mire qe shkerdheni gjuhen zyrtare shqipe dhe botoni, por perse nuk i perktheni.
Te tre kritizirete jane nga jugu...