“Brenga e Prokurorit” në Berat, autori Prençi: Në roman drama njerëzore të shoqërisë

17 Qershor 2024, 12:26Kulturë TEMA
“Brenga e Prokurorit” në Berat, autori Prençi: Në

“Brenga e Prokurorit” dhe “Anja” ishin librat që bënë bashkë lexuesit në Berat për një sërë diskutimesh në biblotekën e qytetit Vehxhi Buharaja.

Me dhjetra lexues u mblodhën për të diskutuar rreth romanit “Brenga e Prokurorit” histori ku në qëndër të tregimit është personazhi i prokurorit Martin Guri.

Vetë autori Ahmet Prençi me anë të këtij romani ka pasqyruar një tablo të luftës kundër krimit, mafjes por dhe brengat e të shkuarës tek personazhi kryesor Martin Guri.

“Ishtë një kënaqësi që isha në klubin e librit Berat, dhe u përballa me lexues mjaft të vëmëndshëm dhe të interesuar për librin”, tha shkrimtari dhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ahmet Prençi.


“Jam përpjekur të jap mesazhet e mia nëpërmjet temave që kam zgjedhur në dy romanet e mia, janë drama njërëzore që ndodhin në shoqërinë tonë, pritja që i është bërë nga lexuesit të dy librave ka qënë jasht pritshmërive të mia”, tha më tej Prençi.

Drejtuesja e Klubit të librit, Matea Rexhepi, është shprehur se dëshira për të lexuar ka bërë bashkë individë nga fusha e profesione të ndryshme.

“Mblidhemi çdo muaj dhe diskutojmë libra të ndryshëm të autorëve të ndryshëm të huaj dhe shqiptar”, tha drejtuesja e Klubit të Librit në Berat, Matea Rexhepi.

Për Ahmet Prencin, “Brenga e Prokurorit” është Romani tij i pestë, ndërsa me librat e mëparshëm “Anja” Prençi fitoj çmimin “At Gjergj Fishta”. A.K./TemA

1 Komente

  1. L
    Lani

    Ka dalë në pension ky që shkruan romane? Apo s’ka punë shumë aty në polici e shtyn kohën?!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje