Nxënësit e Gjimnazit "Qemal Stafa" kanë jetësuar pikturën e artistit Guri Madhi që momentalisht është e ekspozuar në Dortmund të Gjermanisë.
Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama me një postim në Facebook.
"Nxënësit e gjimnazit “Qemal Stafa” në Tiranë kanë jetësuar pikturën “Kur nuk shkojnë në stadium” nga Guri Madhi, e cila është bërë pjesë e ekspozitës së futbollit dhe të artit në Muzeun e Futbollit Gjerman në Dortmund
Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika
Fotografia: Nxënësja Bjorna Draçi
Gjimnazi “Qemal Stafa”, Tiranë" - shkruan ai në rrjetin social. A.K./TemA
Lini një Përgjigje