Rama ndan pamje nga Festa e Shën Ndout

14 Qershor 2024, 11:27Kulturë TEMA
Rama ndan pamje nga Festa e Shën Ndout

Kryeministri Edi Rama ndau dje në rrjetet sociale pamje nga Kisha e Laçit, ku sot kremtohet Festa e Shën Ndout.

Që prej 19 marsit në kishën e Shën Ndout në Laç kanë nisur të martat e shenjta.

Kisha e Shën Ndout në Laç prej vitesh është kthyer në vendin ku bashkohen mijëra qytetarë dhe besimtarë nga mbarë vendi.

Deri më 13 qershor, e marta e çdo jave e kthen këtë kishë, që i kapërcen kufijtë fetarë, në epiqendër të lutjeve të qytetarëve nga të gjitha qytetet.

Vendi i shenjtë i Shën Ndout është bërë vendi i unifikimit të besimeve dhe besimtarëve, të cilët pa dallim feje besojnë në mrekullitë e njërit nga Shenjtët me të njohur jo vetëm në Shqipëri, por edhe në mbarë Europën.

Rituali i shenjtë i 13 të martave nis sapo kalon qytetin e Laçit dhe fillon ngjitjen në mal. Ndalesa e parë bëhet tek gjurmët, që është dhe vendi ku mendohet se ka kaluar Shën Ndou. Në gurë janë shenjat e këmbëve dhe të duarve të tij, gjithashtu vendi ku mendohet se ai ka pushuar.

Kisha mendohet se është ndërtuar në vitin 1869, ndërsa në 12 qershor 1966 u shpall zonë ushtarake. Një vit më vonë kisha u mbyll. Në shkurt të 1968 kisha e Shën Ndout dhe shpella e Shën Vlashit u shkatërruan me mina.

Edhe pse ishte i ndaluar rreptësisht nga regjimi komunist, besimtarët kurrë nuk e kanë ndërprerë shtegtimin drejt këtij vendi të shenjtë. Më 13 qershor 1990, Kisha në Laç u mbush plot besimtarë, të cilët spontanisht erdhën në festën e Shën Ndout. atsh./A.K./TemA

2 Komente

  1. z
    zzz

    Shen Andoni i katolikve ,,,,jo shen ndou ,,,,,jo shen shtjefni ,, po shen stefani ,,,,,orthodhokset i thon drejt ,,,,

    Përgjigjjuni
    1. R
      Ramo Shejtani do vetem VOTAT Tuja

      Sa manipultor i flliq eshte !

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje