‘Natën e mirë’ nga Elita 5, kënga që rikthen në skenë grupin ikonik shqiptar

15 Qershor 2024, 16:33Kulturë TEMA
‘Natën e mirë’ nga Elita 5, kënga që rikthen

Pak javë më parë, grupi ikonik shqiptar, ka publikuar këngën e tyre më të re ‘Natën e mirë’, këngë kjo e cila vjen pas një pauze 2-3 vjeçare të grupit shumë të dashur për publikun.

‘Natën e mirë’, vjen i një këngë hit e grupit ‘Elita 5’, kjo për shkak të një unë të madhe dhe të përfshirjes së një numri të madh të muzikatëve.

Vokalisti i këtij grupi, Arif Ziberi është shprehur se kjo pritet të jetë një prej këngëve hit të grupit ‘Elita 5’ dhe menjëherë është mirëpritur nga publiku dhe kritikët e muzikës.

Si pothuajse çdo këngë tjetër të këtij grupi, kompozimin e këngës ‘Natën e mirë’ e ka bërë Nexhat Mujovi – Virusi, ndërkaq tekstin e ka shkruar Fatmir Muja.

Përveç pjesëtarëve të grupit ‘Elita 5’, kjo këngë përfshin edhe rreth 50 instrumentistë të Filharmonisë së Maqedonisë, e kjo sipas Ziberit ia ka shtuar edhe më shumë vlerën kësaj kënge.

“Në këtë këngë ne kemi investuar shumë, në të ka performuar edhe filharmonia e Shkupit, mbi 50 instrumentistë, është një punë e madhë që është bërë dhe ja vlejtur. Ne i kemi bërë ftesë orkestrës së Maqedonisë së Veriut, ata e kanë ditur për cilin grup bëhet fjalë sepse na njohin neve dhe muzikën tonë. Ata e pranuan me kënaqësi bashkëpunimin dhe puna e tyre vërehet edhe në këngë”, tha Ziberi, duke shtuar më tutje se ky bashkëpunim ka qenë një gërshetim fantastik.

E për fund, vokalisti i ‘Elita 5’ u shpreh se planet e këtij grupi janë të shumta edhe pse njëherë do t’i japing hapësirë suksesit të këngës së tyre të fundit.

“Plane ka, ne fillimisht e kemi lënë këngën pak që ta ketë hapësirën e vetë dhe ta dëgjojë publiku. Ndërkohë ne vazhdojmë me koncertet e shumta që kemi me grupin”, theksoi ai. A.K./TemA

 

Lini një Përgjigje