Në episodin e 24-të të Apostrof Podcast, që publikohet të dielën në orën 17:00, studiuesi Edon Qesari, ndalet te mënyra si trajtohet historia në hapësirën publike dhe roli që duhet të kenë historianët në raport me të kaluarën.
Duke komentuar debatin e përsëritur për datën e çlirimit – 28 apo 29 Nëntori 1944 – Qesari thekson se çështja nuk qëndron te data, por te kuptimi i ndjeshmërive që lidhen me të.
“29 nëntori, apo 28 nëse duam, i vitit 1944, nuk është çështja shumë nëse ishte 28 apo 29. Çfarë ndjeshmërish kam marrë unë nga ai mëngjes i fundnëntorit të vitit 1944? Ka njerëz që këtë e kanë parë si një çlirim të madh, por ka edhe njerëz që e kanë parë si një pushtim të madh. Natyrisht, këto do të përcillen shumë pranë nesh deri në ditët e sotme dhe më duket fare njerëzore – historia është shkencë humane – që këto të "infektojnë" mënyrën se si ne e shohim këtë të shkuar.”
Sipas Qesarit, roli i historianit nuk është të përcaktojë data apo të ndërtojë kronolgjinë e ngjarjeve, por të kuptojë përse ka ndodhur diçka dhe si ndikon ajo në ndërgjegjen politike e shoqërore të sotme:
“Pasi tejkalohet [sfera e kronologjisë], atëherë hyjmë në atë që është rrafshi më normal i rrahjes së ideve të një shkence humane si historia, ku çdo studiues i historisë - i cili vjen nga një formim i caktuar, që mund të ndahet në mënyrë banale në i majtë ose i djathtë; profesional ose gjysmëprofesional - është natyrisht bartës i formimit profesional që ka dhe i ndjeshmërive që ka dhe në bazë të këtyre ofron edhe atë që mund ta quajmë versioni i vet i historisë. Dhe kjo ndodh sidomos për një sferë si historia bashkëkohore.”
Episodi i plotë publikohet këtë të diel, në orën 17:00
O trap clirimi eshte me dt 29,se c ndoll me vone eshte hesap tjater,lum per ne per te tille studiuesish.
" Ka njerëz që këtë e kanë parë si një çlirim të madh, por ka edhe njerëz që e kanë parë si një pushtim të madh ". Po, kjo eshte e vertete. Shumica dermuese e popullit shqiptar e mori dhe e mban edhe sot 29 nentorin 1944 si Dita e Clirimit, ndersa bashkepunetoret e pushtuesve, kriminelet e luftes dhe pjesa qe po iu ikte pushteti nga duart, e konsideruan " pushtim ". ishin ( dhe jane ) pikerisht ata qe pushtimin e Shqiperise ne 7 prill 1939 e shpallen " Clirim ". C'ti besh o " filozofi " Qesari ! Jane ndare punet. Ne te gjithe boten debimi dhe largimi i ushtrive te huaja quhet Clirim, ndersa tek mendjet e lehta, mendjet boshe dhe mendjet e pamoral, ajo date quhet " Pushtim ". Zgjidh e merr !
Kjo që rekomandon ky zotria për atë se çfarë duhet të bëjë e si duhet ta shohë historiani histrorinë, nuk është histori, por sociologji, antrolomigji e leshologji. Historiani cakton datën, bile - jo e cakton, por e zbulon në dokumente dhe se si e ndiejnë të tjerët nuk është punë, as e historianit, as e historisë. Ku i gjejnë podleshët këta të mençur, si të zgjedhur enkas për të broçkullisur budallallëqe.