Demalia kujton përvjetorin e vdekjes së Fishtës

30 Dhjetor 2023, 12:20Kulturë TEMA

Demalia kujton përvjetorin e vdekjes së Fishtës

Nga Iir Demalia

Asnjë fjalë për ditën e largimit në Amshim të Viganit Veriut nga media.


Pleh i ndyet me u bartun n'shalc
e me u qitë jashta Shqypnie


Sot ashtë 83 vjetori i largimit në AMSHIM të njeriut ma të naltë që ka nxjerrë historia e kombit shqiptar. Poet i pakrahasueshëm epik, satirik e lirik.

Homeri shqiptar, diplomat, linguist, klerik, piktor, ne ballë të Pavarsisë dhe mbrojtjes çeshtjes shqiptare në kancelaritë botěrore nga Washington, Paris, Vien, e kudo. Njeriu që na ka dhënë alfabetin shqiptar si Kryetar i Komisisë Letrare të Alfabetit në Kongresin e Manastirit 1908. Vlerat e tij janë thënë e ripërsëritur i kam shkruar dhe unë çdo vit.


Fjalët e fundit të At Fishtës ishin:


““Nuk po më vjen keq se po des, mbasi të gjithë atje do të shkojmë, por deka po më vjen e randë, se tan jetën e kam shkri për me pa një Shqipni të lirë e në vedi, ndërsa sot po e lâ të shkelun prej ushtrive të huaja.
Po des. Ju tash keni me mendue për salikim, por edhe kombi ka të drejtë për rreth meje.


Po des konden (i kënaqur) përse kam punue për fe, Atdhe e për provincën tonë. “
Sot po e kujtoj me një pjesë të poezisë nga Gomari Babatasit, ku flet për Parlamentin e viteve 30. E sot edhe ma zi e shum ma zi.


Ironia, sarkazma e tij therëse tingëllon reale e na vjen i gjallë.
Ju rrugaca sallahana
vagabonda shakllabana
rricna t'ndyet, mikrobe të kqi
qi të mjerës moj Shqipni
kthelltë i keni hi në mushkni
pa dhimbë gjakun tuj ia pi,
por der kur, bre batakçi!
...
pa ndo 'i msim, pa ndonji dije,
me 'i fillore a nji iptadije,
erz e shpirt qitun nën themër:
turq a sllave a grek me zemër,
falun barkut veç Shqipnisë,
si ajo marrja e t'gjith njerzisë...
tuj u shite ju për gjithë treg,
sod na mbahi "Skandërbeg",
e ngërdhucë, goditë, limue,
rrue, qethë, pipirique,
tash n'"smoking", tash në "bon-jour"
ju, qi dje s'kishit as ushkuer
...
Ani kush, pra, me i pri kombit:
ju, do pyka bijtë prej llomit
qi "shqiptarë" vedit i thoni,
jo pse ju Shqipninë e doni,
jo pse ju ndo 'i send kuptoni
shka asht Atdheu e shka asht Liria,
shka asht Vllaznija a Parasija,
Përparimi e Qytetnia,
por veç pse ende der më sot
nji tyran s'po e gjeni dot,
nën kambë t'cillit ju me u shtrue,
se un ma tash ma jam regjë me jue,
e j'au njof shpirtin der m'palc,
pleh i ndytë me u bartun n'shalc
e me u qitë jashta Shqipnije.

9 Komente

  1. R
    Rezi

    Kot akuzoni pushtetin socialist për Gjergj Fishtën, ai ka vdekur në 1940, kur as Partia Komuniste s’qe formuar. Lexoni një historian që ka shkruar për vitet 1939-1944, mos ndoshta e ka përmëndur, se sipas tij në ato vite ka patur qeveri e shtet.

    Përgjigjjuni
    1. j
      joel shkodra

      "Pushteti socialist" ia hodhi eshtrat ne lume, e denigroi, jo vetem ia ndaloi vepren (qe fati i tij te mos studiohej me metoden e realizmit socialist), por nuk duhej t'i permendej as emri. Vetem duke e kritikuar (siç beri Kadareja).

      Përgjigjjuni
    2. P
      Pinguini

      Populiii...miletiii.e ka ba m...mullar,e kta nelt s dijn me iu nda

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqiptari buzholle..faik konica

        ????❤️????????✝️

        Përgjigjjuni
        1. d
          ddd

          Cne Demo Alia per Fishten ,,,,,!

          Përgjigjjuni
          1. D
            Deda...

            Asgjë s'është e persosur. Ceshtja, per mendimin tim modest, është se nga kerkon të ece njeriu, grupi, shteti, kombi: nga drita apo nga terri... Se c'jane keto dy të fundit flasin shkrimet e shenjta... Kritika e Fishtes synon per me lart, per me mirë... Shqiperia e asaj kohe kishte prapambetje ekonomike, por organizimi dhe funksioni i shtetit nuk ishte më poshtë se ne cdo shtet europian... Autori i shkrimit abuzon me vepren dhe jeten e madhe të Fishtes duke i nxjerrë ato nga konteksti, semundje e njeriut te vogel te ri... Perse keto 33 vjet, asnjehere dhe askund, mediat pamore dhe te shkruara, manualet historike etj, nuk kanë përmendur ate periudhe të historise kombetare si pikë referimi per ndertimin e shtetit te se drejtes pas 1990-es, gjë që ka qenë e qellimshme dhe e ndergjegjshme nga klasa politike, pjelle e klanit Hoxha-Alia...

            Përgjigjjuni
            1. D
              Detari

              skiperia akoma nen pushtimin turkoarab.

              Përgjigjjuni
              1. ?
                ?xzy

                ““Nuk po më vjen keq se po des, mbasi të gjithë atje do të shkojmë, por deka po më vjen e randë, se tan jetën e kam shkri për me pa një Shqipni të lirë e në vedi, ndërsa sot po e lâ të shkelun prej ushtrive të huaja".Bukur. Por do të doja të dija nga cili dokument është nxjerrë kjo frazë? Se unë e di se Fishta e ka mirëpritë pushtimin e vendit nga fashistët e Duçes! Ndofta e kam gabim, por duhen prova. Fishta ka qënë me plot të drejtë anti sllav, anti grek dhe antiturk. SIç vërehet edhe në vjershën e mësipërme. Por më duket se ka qënë filo Duçe dhe katoliçizmin e ka pas vendosur para Shqipërisë!. Pra nëse ka mirëpritur pushtimin fashist gjithçka rreth patriotizmës së tij bie në ujë. Më pëlqeu pjesa e vjershës ku shkruhet..."tash n'"smoking", tash në "bon-jour" ju, qi dje s'kishit as ushkur"! Se ç'më kujtojnë këto rreshta ca fshatarë që dje nuk ia kishin dëgjuar as emrin, ndërsa sot na dalin në foto me papijon dhe puro! U ngritën këmbët t'i bien kokës!

                Përgjigjjuni
                1. I
                  I Duruari.

                  E në Jug Kalimera, N’Shqipri t’mesme Bona Sera E n’Veri Dobro djeçi T’tan Shqipnin e ka marr dreqi! Fishtën ngado që ta analizosh, Gjigand do ta vlerësosh! Një korigjim: Në Kongresin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir (sot Vitolla) ka qenë BashkKryetar së bashku me Mit’hat Frashërin.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje