Diskutim në ADN / Bjorn Runa: Si duhet të sillemi me traditën kulturore të krijuar në socializëm (Video)

25 Dhjetor 2023, 19:18Kulturë TEMA
Diskutim në ADN / Bjorn Runa: Si duhet të sillemi me traditën

Programi televiziv “Art Demokraci Natyrë,” (AND) i gazetarit Ilir Yzeiri, ka trajtuar në disa prej episodeve të fundit debatin se si duhet të sillemi me traditën kulturore të krijuar gjatë periudhës së socializmit në Shqipëri.

Së fundi, në fokus të programit kanë qenë veçanërisht filmat e kinemasë së Realizmit Socialist, nisur edhe nga debati i nxitur nga restaurimi i filmit “Lulëkuqet mbi Mure.” I ftuar për këtë diskutim ka qenë Bjorn Runa, video editor dhe profesionist i lirë, i cili jeton në Toronto, Kanada. Ai ishte i ftuar në emission pas një shkrimi të botuar në gazetën TemA, ku shprehej kritik ndaj dëshirës së një pjese të shoqërisë shqiptare për censurimin dhe ndalimin e këtyre filmave.

Biseda ka nisur me diskutimin se si duhet të sillemi me këta filma, kur një pjesë e shoqërisë here pas here kërkon censurimin e tyre dhe ndalimin e shfaqjes për publikun, duke sjellë si argument ngarkesën ideologjike që këta filma përmbajnë. Runa, i ftuar në këtë pjesë të AND, u shpreh se ideja e një grupi njerëzish që në emër të së mirës kërkojnë t’i imponojnë të tjerëve çfarë të shohin, të mos shohin, apo qoftë edhe si ta shohin një film, është disi absurde. “Më ngjan me një lloj dëshire për t’iu treguar të tjerëve se ne jemi të  mirë, se kemi ndjeshmëri më të lartë, në vend që të përballemi me çështjet apo problemet e trajtuara në film.” Ai tha gjithashtu se vështrimi kritik i këtyre filmave është i nevojshëm dhe kjo nënkupton diskutim, bisedë, dialog, ndërsa censura dhe ndalimi nuk i shërben askujt. Që këto filma të jenë më të aksesueshëm dhe që të kemi mundësi të diskutojmë. “Çdo vepër duhet parë e analizuar më vehte për të kuptuar synimin artistik të saj dhe të autorit apo autorëve të saj. Për më tepër, ideologjia – këtu kam parasysh atë të shprehur në mënyrë implicite – duhet lokalizuar pikërisht aty ku ndodhet dhe të analizohet në mënyrë kritike mesazhi real që fshihet pas saj.”

Ai tha se për t’u arritur diskutimi dhe vështrimi kritik, këta filma duhet të jenë sa më të aksesueshëm për të gjithë dhe për këtë gjë ndihmon edhe restaurimi. Restaurimi dhe digjitalizimi na mundëson të rivlerësojmë aspektet teknike të tyre, duke na i sjellë në një format më cilësor audio-vizual, por bën gjithashtu të mundur rishfaqjen e tyre në ekranin e madh dhe organizimin e platformave të diskutimit në lidhje me ta.

 

2 Komente

  1. T
    Takemi

    Bjorn Runa? Pseudonim i ndonje studiuesi te rendesishem?!

    Përgjigjjuni
    1. E
      ENTSOE

      Vetem ne kohen e Inkuzicionit dhe diktaturave, media eshte e kontrolluar dhe e varur, sidomos kundrejt artit, kultures, shkences.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje