Mish

23 Dhjetor 2023, 15:45Kulturë TEMA
Mish

Nga Loer Kume

Si ecën rrjedha? Veza pulën, apo pula vezën?

Raporti i Elsa Lilës me një pjesë të popullit shqiptar, flet për një fenomen shumë të rëndësishëm sot. Dhe është po kaq e rëndësishme tashmë, të mos trajtojmë me empirizëm, por me emra.

Kam lexuar e dëgjuar me kohën, aq material sa mund të ndërtoj një tezë doktorature në shkenca sociale dhe psikologji turmash. Por mund thjeshtoj atë që ndodh, duke përdorur Lilën, për të shpjeguar çdo gjë që shfaqet e pakuptueshme dhe me tendenca të jetë më e epërme se niveli popullor.

Njëjtë si te 2001, A Space Oddyssey, kur Kromanjonët qëllojnë me çomange Monolitin që fluturon nga bota e ardhme.

Paradigma e paragliding

Shoku im Klodi shkon të fluturojë. Në pllajën nga do ngrihej gjen një grup çunakësh të vegjël. Klodi çapitet andej këtej duke hapur velën, duke rregulluar fijet, dhe çunakët afrohen me droje, të habitur, kuriozë, pastaj miqësohen pak, dhe e ndihmojnë të rregulloje cepat, të shpalose fijet.

Shoku im vrapon, ata duartrokasin, shkëputet nga toka, fëmijët e duartrokasin. Ngrihet në ajër. E brohorasin. Bën një rrotullim, kalamajtë janë në ekstazë, bën rrotullimin e dytë, i afrohet pllajës për tu bërë qejfin çunakëve, por sapo u kalon sipër kokës, ata zgjasin duart me vështrime prej mizerjesh të vegjël, dhe mbi të fluturojnë gurë.

Pse fluturojnë gurë? Kur shoku im ecën, ai është njëjtë si çunakët arrakatë. Kur njeriu fluturon, ai është diçka “e largët, e paarritshme, e pakuptueshme, e pashpjegueshme”.

Shfaqet (mistike) të Nishtullës

Ndërsa bredhim rrugëve të Marsejës me Igin, Tomin dhe Mandin, ne 3 të mëngjesit, papritur na dalin përpara ca çerra dhe fillojnë ti bien daulleve, me duart e zgjatura para. Paska edhe këtu kshu, them unë.Eee, lale, shqiptarë! Bërtasin çerrat. Si keni ardhë këtu? Me tren, - përgjigjen, ndërsa i bien ritmeve të tyre, hajde, na jepni ndonjë euro. O Mando, thërrasim, hajde jepu cunave lekë. Ue, qenka Mandi Nishtullës! – thërrasin çerrat e vegjël. Hajde ‘re Mandi Nishtullës! Dhe fillojnë të këndojnë të ka lali xhan. Aty mësova ndër të tjera, se të ka lali xhan e paska bërë Mandi Nishtullës dhe jo si e dija unë, Klodi Rakut, shoku dhe kolegu i tij.

Na u desh ca ti shpjegonim Mandit të Francës që nuk ka shumë lidhje me Shqipërinë, çfarë ishte Mandi Nishtullës.

Këtu ishte hera e parë që na ngatërrohet nëpër këmbë MandNishtulla.

Ndërsa luajnë në klasë lojën me të gjetur fjalët përmes gërmës së parë e të fundit, një shok klase i Erlës, time bije, çohet e shkruan, M, ... A.

Pas shumë lodhje e supozimesh, pasi askush nuk e gjeti këtë fjalë misterioze, magjike, sekrete, konspirative, djaloshi u çua, dhe krenar dhe solemn, plotësoi gërmat munguese, dhe në tabelë u shpalos solemnisht fjala; MandNishtulla. Kjo ishte shfaqja e dytë.

Para pak ditësh, ndërsa kënga Sarile, me një muzikë kënge dasmash, madje mua me vjen si një fragment i muzikës së krushqve, me një tekst horror mendor, pra pasi kjo këngë bëhet super hit ndër shqiptarë sepse është catchy, bëhet virale një video, ku superstari muzikës se popullit, MandNishtulla, shfaqet në një studio televizive, dhe shpreh qartë dhe pa gabime, që nëse ndonjë ditë ia thotë mendja, do mbledhë 500 mijë jevgj e arrixhinj, dhe do marrë fatet e Shqipërisë në dorë. Aty filloi në kokën time të formësohej ky shkrim, jo aq për ç’tha Nishtulla, më shumë se sa interesant dhe popullor është Nishtulla. Në ç’qeliza të shoqërisë tonë ka hyrë nishtullizimi përmes viralizimit të personazhit të tij popullor. qoftë dhe për gallatë. Si përhapet Lajmi i Mirë, i profetit popullor mistik argëtuesmbase Nishtullë.

Grand finale - Si shkohet në të sëmës?

Unë jetoj me bindjen se nën këtë diell ka vend për të tërë. Nishtullat, Rakët, Lilat. Muzika është shumëngjyrëshe dhe e pafund. Por me ç’pretendojnë një pjesë e popullit, në shoqërinë tonë nuk ka vend për të gjithë. Dhe sot, raportet  kulturore janë kokakëmbaz, nga vulgu. Autoritet dhe modë është lluca, jo kërkimi i dijes.

Ndërsa Elsa Lila, fituese e 3 Festivaleve ne RTSH, futet në festival për herë të katërt, njerëzit habiten pse qarkullojnë fjalë që do ta marrë Elsa Çmimin e Parë. Askush nuk habitet që Ferrari futet në garë për të fituar. Që Gjermania mund të fitojë Europianin apo Botërorin.

Ama populli bashkohor habitet që Elsa me shumë mundësi do fitojë festivalin, si përbindësh muzikor që ajo është në këtë garë.

Pastaj popullsat, nuk e kuptojnë kur flet, nuk e kuptojnë muzikën e saj, plus që Edi Rama do ia japë festivalin.  Jo që Lila psh. Është thjesht muzikante e madhe. Sepse, MandNishtulla dhe BesKallaku janë yje muzike, me miliona klikime, ndërsa kjo Elsa s’di të flasë dhe bërtet.

Kjo gjë nuk ngjan vetëm me Lilën. Kjo gjë ngjan me çdo gjë që fluturon, çdo gjë që popullsat nuk e kuptojnë dot, nuk mund ta quajnë të bukur, të mençur, të lartë, ndaj dhe marrin ta gjuajnë me gurë, që është mekanizëm reagimi më afër natyrës foshnjore. Çdo formë arti, çdo shprehje ndryshe nga nishtullizimet e përditshme. E mira, e bukura, duan kurajo dhe vetëdije tu japësh hakun, edhe kur s’të pëlqejnë, dhe të gjesh vendin tënd në diell. Më mirë e anullojnë, dhe e kthejnë  truallin kulturor përmes dopio standarterve dhe cancelimit, në këtë shkreti monokromatike dhe debile që gjendemi sot.Kështu pra, çuditërisht, koha ecën ndryshe sot, nga një popull i mençur dhe plot me talente, e shfaqe artistike dikur, tashmë zhgrryhet masivisht dhe pasivisht në llucë si derr i kënaqur.

Ndaj përgjigjen e kam të thjeshtë nëse më pyesni veza pulën, apo pula vezën. Veza po rrokulliset mbrapsht te pula. Ne po shkojmë me shpejtësi drejt foshnjërisë primitive, drejt shpellës, së errët, të ngrohtë, atavike dhe primordiale. Tashmë po rikthehemi të vëmë duart në tokë, e të ecim duke u hedhur pupthi, me katër këmbë. Shumë shpejt do humbasim dijen e zjarrit.

Duke ecur mbrapsht, midis koordinatave gjeografike 39o e 38’ në jug dhe 42o e 39’ në veri, në vendin me formën fizike dhe konsistencën mendore, Shqipëria popullore po shkon në p** të sëmës.

49 Komente

  1. I
    Illyrian

    Të bëftë mirë, Loer. Elsa Lila ka qënë këngëtarja ime e preferuar, Ka qënë atëherë kur meritoi fitore me Pyes Lotin dhe Larg Urrejtjes. Që kur u bë pordhace…. Nuk e honeps dot! Tani, Elsa Lila këndon sikur është kaps.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

      Saktë!

      Përgjigjjuni
      1. b
        bye bye Elsa

        Dakort me Ilirian. Elsa Lila inspironte, por tani... Ajo vete i shkoi deri ne fund vrasesit te nenes se saje. Po tani qe eshte pjese e krimit? Nuk duhet te dal me ne publik aq me teper ne televizion publik shteteror. Duhet te nderroj profesion.

        Përgjigjjuni
      2. k
        kete kisha tani per tani

        Me ty Illirian ; ç'te bejme, shkallojne vajzat behet plaka, i rrudhen te gjitha lapa-lapa dhe s'te duhet as per ne kopsht e jo me per femer apo kengetare. Sa e bukur dhe melodioze ishte Elsa Lila, por mendja eshte gje e madhe mbi bukurine e jashtme, bukurine e shpirtit dhe bukurine e mendjes. Kur kane rene keto, Elsa eshte bere lapa-lapa . Keqardhje por keshtu rrrotullohet sot kur te iken mendja. Ja futem pak ne politike se vdes po nuk bera krahasim me te: pse mos ka mendje Saliu? I ka ikur pa i ardhur, ja dhane dhe ai s'e mbajti, tani bodigardet e tij bejne karambole prej injorantesh duke menduar se do trembin gjyqtaren!!!!! NUk e kuptojne qe inati shtohet e me shume do ta fusi nen dhé.

        Përgjigjjuni
        1. t
          trump

          Sakte Iliyrian, kendon keq duke e sforcuar pa asnje arsye zerin, plus nuk e di pse deformohet ne fytyre kur kendon duke bere ca skena te shpifura.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Prehistoria

            Shyqyr qe na kenaqi syte dhe veshet Mali! Nuk di pse me dukej vehtja sikur isha kthyer dhe po jetoja ne epoken e gurit?!

            Përgjigjjuni
        2. T
          Tirona

          Duke shkruar keto artikuj,duke botuar keto shkrime, duke i pa dhe lexuar e them me plot bindje ashtu si une dhe ata qe i lexojne, qe i shkruajn dhe qe i botojne, kemi ik per lesh

          Përgjigjjuni
          1. A
            Artan

            Shkrim shume interesant dhe I drejtperdrejte.

            Përgjigjjuni
            1. D
              DikManJaku

              Loer je cun zotni te njof heret edhe ti mua.Po kushtoju me mire profesionit tend te dentistit dhe mos u mer me kte pune.Dicka ke dash te thuash po se cfare.Te perzjesh Mandin e Nishtulles ne nje shkrim per te mbrojtur Elsen sdi cte them.Po per kronike: Elsa e ka fituar vetem 2 here festivalin dhe deri ne 2022 kishte qe ne 2007 qe nuk kendonte.Ne mos ne dush ne shtepi. Meqe thua qe nuk habitesh se ferrari hyn per te fituar duhet edhe te kuptosh se ne 2023 hyn per te fituar me.makinen e 2023 jo me te 2012. Per ta mbyll Elsa nuk ishte me kengetare ndersa Mandi Nishtulles kendon cdo dite live te Gon Kalaja

              Përgjigjjuni
              1. Q
                Qafa e Thanes

                Nje artikull i dobet, bajat.

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bredhi

                  Nje festival Turpin ,qe nga prezantimi.Interpretime per tu harruare,edhe Elsa Lila qe interpretoj mire per mua ,juria pianece e skualifikoj.Sa Turp.!!?Kush do n'a perfaqesoj ne eurovision!!!!!!!??

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tironci

                    Artikull me ordiner e kot me kot se ky nuk kam lexuar kurr , elca lila vetem emrin ka , vetem leshon pasthirma pa kuptim dhe ngre floket lart me xhel na ben si mafjoze , Lilen se lidh me asgje me kengen , tamam kendon sikur esht kaps mir thot ky komentusi lart.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tironsi

                      Tironci “c” mbaje per vehte, ajo e ka Elsa dhe jo Elca! Po me sqaro pak se mire Lilen nuk e lidh asgje me muziken, ndonese ka fituar tre here festivalin e kenges ne Shqiperidhe ka marre pjese dy here ne festivalin e Sanremos, po Mali ç’lidhje ka ??

                      Përgjigjjuni
                    2. H
                      Homoristi

                      C’eshte kjo injorante qe mund te mbroja doktoraturen mbi theshe-theme !?

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Dad

                        O ti ( e sakta do ishte “ or ti”) që ke zhgarravitur një temë kulturore. Elsa Lila këndoi në pll/kongreseve( festat e nëntorit ku u mblodh diaspora) “ moj e bukura more” dhe “ moj e bukura shqipëri” dhe….. mori nga salla jo më shumë se 10( dhjetëëëëëëëë) duartrokitje. Madje u desh nderhyrja e A. Gjebresë (që të buzqeshte pak publiku aty për tu entuziazmuar as që bëhet fjalë) që këngët të tingëllonin e të kishin ritmin SHQIP. Kur publiku neveritet me Elsa Lilin cdo përpjekje juaj( publiku aty ishte,më i fundit me master shkencor dhe më i dobti me nja 20 këngë të kompozuara “ që të mos më shqetësohesh,vëdhaa)për të trajtuar këtë temë si “ temë kulturore, ështe neveri. Ose e thënë troç, është mut! Në një vënd që ka kulturë, elsa lilës do i ishte ndaluar të këndonte këngë shqiptare! Ku është dëgjuar mor trap që një këngëtare të ndërrojë ritmin e këgëve patriotike e madje ti bëjë këto këngë “ italiane” pasi i tingëllojnë mirë publikut italian?!?! Ik ore …

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          TV

                          Me që premtove të përmendje emra, meditimit tënd i mungojnë edhe ca emra të tjerë: Shpëtim Kushta, Zana Shuteriqi, Elena Kadare…

                          Përgjigjjuni
                          1. j
                            joel shkodra

                            Me sa di une kenga ka muzike dhe tekst. Nese nga teksti nuk kuptohet asnje fjale, me e thjeshte eshte ta leme kengen vetem me muzike dhe ta kendojme me la-la-la.

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Poeti

                              Me lalala ose duke uleritur si Mali se edhe atij nuk i kuptova gje nga teksti i kenges. Madje per te qene i sinqerte Malin nuk e kuptova as kur falenderoi

                              Përgjigjjuni
                            2. H
                              Haka Tekizoti

                              Për t'u kuptuar nga mandishtullistat ky shkrim duhet përkthyer në gjuhën e tyre, sepse, ndryshe ka shum të ngjarë ta marrin për lëvdatë. Për autorin do ishte mirë të mos shkruajë për vete sepse "zakonisht" në portale shkruhet për të tjerët. Por, po qe i kënaqur, ashtu qoftë!

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Askushi

                                Kenga e Elses ishte thjesht dicka pa kuptim,shume larg asaj qe artistja eshte ne gjendje te bej,gjithesi ishte mire qe ju dha nje shans i dyte,te gjithe e kane te drejte te kene ne jete nje shanc te dyte…..shpresoj tja dali,i duhet ndihma e specialistve te fushes kunder abuzimeve dhe varésive

                                Përgjigjjuni
                                1. R
                                  Real

                                  Thuaje dhe mos u druaj qe Shqiperia e ripjelles dhe jo ajo popullore po shkon per lesh. U terhoqen maskarenjet e ripjelljes nga skandali i………

                                  Përgjigjjuni
                                  1. a
                                    astrit

                                    Shqiperia eshte kjo qe kemi e qe quhet real Albania. Ne qofte se dikush do ta shoh me zyzet qe i pelqejne puna e e tij siç sheh dhe punen e saj real Albania

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Toni

                                      Shihni veshjet e artisteve ne skene dhe kuptoni çfare shijesh artistike i percillet publikut. Dikur Licetë artistikë, ne Tirane apo Shkoder, nxirrnin muzikante e kengetare te mirë formuar me ata pak kushte qe kishin professorat. Sot, ato vajza et ato djem qe deri dje kalonin nete pa gjumë duke studiuar, i sheh ne kafene dhe netet pa gjumë i kalojne ne Instagram duke klikuar!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. L
                                        Ladi

                                        brravo Toni, po per rinine e sotme ti shkruan arabisht e nuk te kuptojne. Keta te sotmit e duan me fotografi fejsbuku e filma ne YT te tu hyje ndonje gje ne trurin e tymosur nga marihuana

                                        Përgjigjjuni
                                      2. F
                                        Fshatari

                                        Shkrim? Vjellje injorantesh.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. L
                                          Linda

                                          Po Tirona. Loer te paskan sponsorizuar mire. U thuaj qe askush nuk e lexoi shkrimin. Elsa ka marre fund me kohe. Une thjesht e hapa shkrimin per te lexuar komentet.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. M
                                            Mal

                                            Linda, ti qenke e madhe fare! Nuk e kisha degjuar ndonjehere kete! Te lexosh komentet pa e lexuar artikullin! Ndoshta edhe komentet, lexon ato sa me te shkurtra! Me siguri ajo kenga e tmerrshme qe fitoi duhet te te kete pelqyer shume!

                                            Përgjigjjuni
                                          2. k
                                            kopi

                                            Cke dashur te thuash qe je tjerrur e permjerrur kaq gjate e me kaq hermetizem? E shumta te jep ndjesine e perpjekjes qe ke bere per te treguar se ke mendime elitare qe me demek jane larg perceptimit te turmave me nishtullera! po harron ore shoku dentist se kjo bote i perket te gjitheve dhe jo vec gjenive si ti...qe frymezohen nga pepjekja e nje mallsitje te marre fund per te ri-shkelqyer ne "qiellin nishtullor shqiptar" meqe atje ne Itali nuk ja hedh qurrat kush...

                                            Përgjigjjuni
                                            1. R
                                              Rorirota

                                              Faleminderit për shkrimin dhe mendimin që shpreh. Prapë më lind pyetja: po tekstin e dy fituesve e kuptuat? Elsa nuk mori çmim si hakmarrje ndaj Ramës… sepse legjenda u përhap se do fitojë për të ndodhur kjo. Përsëritet historia kur konkuroi Alban Skënderaj e Miriam Cani. U përhap thashethemi se do fitonin e bënë të pamundurën të mos e merrnin. Ajo që të bën përshtypje është se përzihen kosovarët kudo dhe pa objektivitet dhe më populizëm, duan që vetëm ata të përfaqsohen. Merre me mënd kush mori çmimin e parë? Ai që ishte frymëzuar në dollap të bënte këngën, kuptuat gjë ju nda Mali? Faleminderit për mirëkuptimin!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. M
                                                Mal Shpella

                                                100% ne nje mendje me ty Rorirota!! Ajo qe me ben te mendohem e te trishtohem eshte qe shoh se jemi pakice! Mali dhe muzika e vertete- dy drejteza paralele!

                                                Përgjigjjuni
                                              2. M
                                                Muzaka i Ri

                                                Duhej ta shkruaje kete artikull?.Ti i gjithe dituri qe nuk paske ikur per lesh akoma, dhe u mbakerke fort pas vegles se leshit, ti nje specie ne zhdukje sipas teje, si i thua nje populli te tere po shkone atje nga ke dale ti?. Turp, dhe pac faqen e zeze.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. V
                                                  Vendi i cudirave

                                                  I nderuar jetojme ne nje vend ku gjitkujt i duket vetja me i zgjuari i tere botes , ne nje vend qe po nuk pate bisht do ta ngjitin , po pate do ta presin .

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. N
                                                    Niku

                                                    Komenti më i mirë! Kështu ndodh kur kalon nga njëri ekstrem në tjetrin! Nga një vënd me art të kontrolluar, por me nivel të konsiderueshëm, në një art « bastard » që çudit Botën, sikur u thotë se jeni shumë prapa! Vendosja e dorës tek koqet, apo gjuha jashtë është bërë nga të tjerët që para 50 vjetësh! Fshatari kur civilizohet, merr kot duke u kthyer në prostitutë rrugësh, sepse i mungon trashëgimia kulturore.

                                                    Përgjigjjuni
                                                  2. N
                                                    Nik

                                                    Shkrimi i mire! Ndonje krahesim si "pebimdesh muzikor" duket keq, muzika, arti jane per kenaqsi shirterore, estetike etj. "perbindesh" perdoret per diçka te keqe, jo te mire!

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. I
                                                      Ilir

                                                      Nese dikush qe e ndoqi festivalin ne tv, mori vesh ndonje fjale nga kenga e Elses , eshte i lutur “ te ngreje doren”!

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. I
                                                        I

                                                        Cfare pacavure artikull

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. N
                                                          New York

                                                          Fakti qe shani kete artikull tregon se nuk keni ikur ne p te semes por ne pidh te motres...si popull

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. P
                                                            Patriot

                                                            Ky shkrimtari ndoshta nuk e di qe Elsa ne rradhe te pare nuk eshte njeri por vajze kulisash. Cmimet e para I mori si dhurate nga Nano ne kohen kur ishte 99, pastaje e derguan ne itali te akomoduar sipas porosise se udheheqjes. Kur filloje te ece me kembet e veta nderroje profesion duke u bere ekonemiste mielli. Tani ka ardhure me shpresen se do ta ndihmonte Rama si krye ekonomist, por ai ka hequre dore sepse do te behet lider global. Nqs ti ke simpati per te mund te gjeshe menyra te tjeradhe jo te shkrashe ne gazeten me te madhe te vendit si bythelepirese te qeverive.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. S
                                                              Superpatriot

                                                              Ti qenke nje alamet patrioti, po edhe ti sepse me duket se mban ere, mos lepin gjekundi edhe ti?

                                                              Përgjigjjuni
                                                            2. r
                                                              robi

                                                              kesaj radhe Elsa Lila e kishte marre rrugen e mutit, kendoi ne gjuhen Tuvalu , askush nuk kuptoi asnje fjale, nix ge funden, ik o Elsa se koha jote ka mbaruar,,,

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. A
                                                                Akiro

                                                                Elsa Lila vjen nga marsi (jo nga toka), nuk do vlente nje menyre matjeje qe perdorim ketu. Eshte kengetarja me e mire qe natyra e ka zgjedhur si te tille (jo ne dhe as ajo). Per tu ndezur dhe shkuar ne temperature ka zgjedhur tema te veshtira. Ja arrin? Po (gjithmone, pa dashje, pa mundim). Vetem se ky eshte festivali i kenges… mund te mos fitoj kengetarja/ri (duhet te besh hesapet me publikun, me interesat, me callcenter). Ajo eshte fitimtare (eshte aliene)

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. T
                                                                  Te rrish shtrember Po te flasesh drejt

                                                                  Nje kenge (nese mund te quhej e tille) tmerr…Po kur them TMERR, vertet TMERR…Ka mundesi te hyje ne Guines si kenga me absurde dhe me e tmerrshme per veshin e njeriut. Ka mundesi qe nuk ka mbetur me zog ne Shqiperi…:))

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. G
                                                                    Gazetar injorant

                                                                    Përderisa kemi koq* si ty qe bëjnë shkrim me byth se mendja nuk shkruan gjëra kaq pa kuptim e pa llogjikë. Do të vazhdojë tallavaja e gazetarisë dhe mediave diarre. Ende mendësia komuniste nuk është zhdukur edhe pas ndrrimit të sistemit.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. e
                                                                      enter””

                                                                      Per menyren si eshte shkaterruar festivali, te gjithe organizuesit dhe kengetaret duhet te arrestohet

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. B
                                                                        Bejkush

                                                                        Elsa Lila ka qenë artiste! Tani nuk e di çfarë pune bën... Ajo ,sot,mendoj duhet t'a krahasojë veten me Elsa Lilën e 1998 dhe jo me Mandi Nishtullën! O stomatolog: A nuk e shikon se si kombi po vdes!?

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. E
                                                                          Erenik Doli

                                                                          Megjithate ka dallim ne mes te Elsës dhe Mandit. Mandi e konsumon drogën, ndërsa Elsa e shpërndan dhe bën arkëtaren; pastaj vijnë zotërinjtë e prapaperdeve dhe e lirojnë nga burgu si të pafajshme fare. Botë, të qifsha mu në bythë.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. M
                                                                            Mero kokebytha

                                                                            Po kerkojne te rehabilitojne Elsen ne shqiperi me keto shkrime te mjera njeri pas tjetrit se ne itali mori fund. edhe botoni komenten o drogaxjinjte e Mero kokebythes

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. V
                                                                              Vigjilenca

                                                                              Vendoseni trurin më shumë në punë kur thoni diçka. Zoti njeriut i ka dhënë logjikën dhe me qenë i përgjegjshëm në atë që bën dhe flet.

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. R
                                                                                Renti Cerriku

                                                                                Urime per shkrimin mjaft Kontravers , Zoti Kume ! Packa, nje dite Elsa do marr ate qe meriton. Respekte...

                                                                                Përgjigjjuni

                                                                                Lini një Përgjigje