Ditët e Kujtesës/ AIDSSH me pushtetin vendor-Transparencë dhe drejtësi historike në vendimmarrjen lokale

21 Shkurt 2025, 10:39Kulturë TEMA
Ditët e Kujtesës/ AIDSSH me pushtetin vendor-Transparencë dhe

Ankesa e një grupi qytetarësh, drejtuar Bashkisë X, në në lidhje me emrin e një shtetasi, me të kaluar të dyshimtë- emri i tij shenjonte rrugën ku banonin- vuri në lëvizje Autoritetin e Dosjeve për të verifikuar faktet e dyshuara. Ai ishte një gjyqtar që kishte firmosur dënimin me vdekje të 27 qytetarëve.

Në kuadër të Ditëve të Kujtesës, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) po punon me përfaqësues të pushtetit vendor me qëllim ndërtimin e mekanizmave të bashkëpunimit në fusha kyçe si:

Verifikimi i figurës së kandidatëve për dekorata, tituj nderi, emërtimin e rrugëve dhe hapësirave publike.

Trajtimi i vendvarrimeve të dyshuara të ekzekutimeve, varreve të pashënjuara dhe vendeve të kujtesës.

Bashkëpunimi me institucionet arsimore, bibliotekat dhe muzetë lokalë, për të nxitur edukimin dhe ndërgjegjësimin mbi të kaluarën. Takimi po zhvillohet në këto momente. A.K./TemA

Lini një Përgjigje