Dokumentar për Gjirokastrën – Televizioni gjerman zbulon kulturën, traditat dhe historinë

5 Qershor 2025, 19:00Kulturë TEMA
Dokumentar për Gjirokastrën – Televizioni gjerman zbulon

Turizmi në Gjirokastër po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje edhe në arenën ndërkombëtare. Qyteti i gurtë, me historinë, arkitekturën dhe traditat e tij unike, është bërë pjesë e një dokumentari që po përgatitet nga televizioni publik gjerman.

Ekipi gjerman ndodhet në Shqipëri për të sjellë për publikun e tyre një udhëtim të veçantë në jug të vendit, me fokus te Gjirokastra, Përmeti dhe lugina e Vjosës destinacione që po fitojnë gjithnjë e më shumë interes nga turistët evropianë.

Ne ndodhemi në Gjirokastër për të realizuar një reportazh udhëtim për televizionin publik gjerman. Është program mjaft i njohur në Gjermani. Për Gjirokastrën turistike dhe vlerat e saj, po përgatisim një dokumentar prej 90 minutash që do të transmetohet në kanalin tonë. Flet për hartën e udhëtimeve në Shqipëri. Pjesë e këtij dokumentari është Përmeti dhe Lugina e Vjosës”, u shpreh gazetarja gjermane, Karolin Vagner.

Gjirokastra tashmë është kthyer në një destinacion të turizmit ndërkombëtar ndërsa prej fillimit të vitit ka mirëpritur rreth 70 mijë turistë.

- RTSH

Lini një Përgjigje