Një pikturë e Pablo Picas u shit gjatë një ankandi në Paris të premten, raporton Reuters.
Vepra, e titulluar “Bust of a Woman with a Flowered Hat (Dora Maar) 1943”, ishte blerë nga një familje franceze në vitin 1944 dhe ka qëndruar në koleksionin e tyre private për dekada, deri sa trashëgimtarët vendosën në shisnin.
Sipas një zëdhënësi të shtëpisë së ankandeve Drouot, çmimi i përfshirë në tarifat arriti në 32 milionë euro, ndërsa blerësi ishte në sallë, por nuk u identifikua.
Piktura nuk ishte ekspozuar më parë për publikun, dhe ekziston vetëm një foto nga viti 1944. Ekspertja e artit Agnes Sevestre-Barbe shtoi se trashëgimtarët vendosën ta shisnin veprën sepse ajo nuk mund të ndahej fizikisht mes tyre. /liberale/
Lini një Përgjigje