Edi Rama: Dhimitër Anagnosti regjizori i plot filmave të arrirë dhe i filmit kult

1 Shtator 2025, 09:02Kulturë TEMA
Edi Rama: Dhimitër Anagnosti regjizori i plot filmave të arrirë

"Babai i kinemasë shqiptare, autori i shumë skenarëve që shenjuan rrugën e kinematografisë sonë të re në një kohë tejet të vështirë për ëndrrat krijuese,

regjizori i plot filmave të arrirë dhe i filmit kult “Lulëkuqe mbi mure” që ka mbetur sot e gjithë ditën si kryetitulli i ekranit të historisë së filmit shqiptar, mjeshtri i shumërespektuar nga i madh e i vogël dhe vunjotësi kryeneç që mezi e priste verën për t’u arratisur nga qyteti e shkuar poshtë, tek shtëpia e fëmijërisë në Vlorë, e më vonë tek kasollja e tij buzë detit në Jalë,

Barba Taqo siç e njoha unë kur isha fare i vogël e ai ende shumë i ri apo Dhimitër Anagnosti, siç e njohin të gjithë dashamirët e filmit dhe tërë ata që e deshën a jo, ndërroi jetë pasi jetoi gjithnjë me kokën lart
Lamtumirë Barba Taqo, u prehsh në paqe Grand Master"- shkruan Rama.

A.K./TemA

1 Komente

  1. N
    Një pyetje kisha

    O Zoti KM, A nuk ishin filmat e tij të realizmit socialist? Sikur the diçka para ca kohe rreth nëndetses 105 dhe realizmit socialist.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje