Ekspozita ‘Venus!’ në Muzeun e Fotografisë ‘Marubi’

23 Maj 2025, 15:45Kulturë TEMA
Ekspozita ‘Venus!’ në Muzeun e Fotografisë

Ekspozita “Venus” dhe bisedë me kuratorin Lek Gjeloshi o të mbahet më 23 maj nga ora 19:00 në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.

Ekspozita vjen si rezultat i një kërkimi të gjatë të kuratorit Lek M. Gjeloshi në fondin arkivor të Dedë Jakovës, Gegë Marubit dhe Pjetër Rraboshtës.

Përzgjedhja dhe ndërtimi i saj konceptual, ndjek gjurmët e një skulpture që e përshkon repertorin e të tre autorëve në fjalë.

Duke u ba fill narrativ i historisë së një shtëpie dhe i historisë së një oborri, ku u zhvilluen ngjarje të posaçme e, ma tej, edhe shndërrime të pakthyeshme.

/kultplus/

 

Lini një Përgjigje