Sheshi kryesor i qytetit të Elbasanit u shndërrua mbrëmë në një festë të traditës shqiptare, teksa Ansambli Popullor ndezi atmosferën me tingujt dhe vallet më të bukura nga të gjitha trevat.
Aktiviteti u zhvillua nën kujdesin e veçantë të kryetarit të Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, shkruan atsh.
Ky spektakël i kulturës kombëtare çeli zyrtarisht kalendarin e pasur të aktiviteteve verore që do të vijojnë gjatë gjithë muajit gusht, duke e kthyer Elbasanin në një destinacion tërheqës për artdashësit, turistët dhe çdo qytetar që kërkon argëtim dhe promovim të identitetit kulturor.
Qindra qytetarë dhe vizitorë u mblodhën në shesh për të shijuar më shumë se dy orë këngë, valle dhe emocion, në një mbrëmje që solli gjallëri, dhe energji pozitive në zemër të Elbasanit.
Lini një Përgjigje