“Elektra” e Sofokliut vjen në Teatrin Eksperimental

20 Shkurt 2024, 11:43Kulturë TEMA
“Elektra” e Sofokliut vjen në Teatrin Eksperimental

Tragjedia “Elektra” do vihet në skenë në datat 20 dhe 21 Shkurt në Teatrin Kombëtar Eksperimental. Shfaqja është versioni i plotësuar i Sofokliut. Do vihet në skenë nga Teatri Shëtitës Çajupi me regji të Kiço Londos dhe me intepretimin skenik të aktorëve Laura Nezha, Alert Çeloaliaj, Gladiola Harizaj, Denisa Demaj, Engjëll Hoxha, Gert Ferra, Kevin Rrapaj, Medi Gurra, Asiana Koka, Melisa Manuka, Suela Prendi, Greta Baci.

Elektra e Sofokliut rrëfen historinë e Elektrës, sipas mitologjisë, vajzës së Agamemnonit dhe motrës së Orestit. Elektra, një grua e etur për pushtet, e paduruar dhe energjike për hakmarrjen e vrasjes së babait nga Klitemnestra, nëna mbretëreshë intrigante. Shfaqja eksploron temat e familjes, hakmarrjes, miqësisë. Një pjesë e frymës është dhe fuqia e faljes. Modernizmi i saj vjen jo nga tematika moderniste por nga primitivizmi që kthehet në një mikrokatarsis nga tematika fort përgjithshme që nuk e humbet natyrën e saj specifike.

Tragjedia “Elektra” ka një tematikë universale përsaqë subjekti i saj është familja dhe ndjenja shumë të përhapura dhe të njohura të përjetuara nga çdo njeri. Një shfaqje që duhet parë patjetër. A.K./TemA

Lini një Përgjigje