Historia e letërsisë shqipe nuk mund të kuptohet pa veprën e Qamil Buxhelit. Buxheli ishte një shkrimtar i shquar, një zë emblematik i humorit dhe satirës shqiptare.
“Ai ishte vërtet një figurë e pazakontë e humorit dhe satirës, më i miri prej nesh”, ka thënë Dritëro Agolli. Vepra e këtij shkrimtari të rrallë, me origjinë nga Çamëria, paraqet një thesar të madh letrar e kulturor.
Ju ftojmë në aktivitetin që organizohet në kujtim të jetës dhe veprës së Tij, ku do të prezantohet edhe monografia e autorit Arben Iliazi, për këtë personalitet të shquar.
E Enjte, 27 Shkurt
Ora 17:00
Hotel Tirana Internacional
Lini një Përgjigje