Me rastin e festës së Fjetjes së Hyjlindëses Mari, e njohur edhe si Pashka e verës për besimtarët ortodoksë, kryeministri Edi Rama përcolli urimet e tij të përzemërta për këtë ditë të shënuar të kalendarit fetar, shkruan atsh.
“Gëzuar Festën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari për të gjithë besimtarët ortodoksë”, uroi Rama.
Festa e Shën Marisë përkujton fjetjen e Nënës së Zotit dhe konsiderohet një nga momentet më të rëndësishme të vitit liturgjik për Kishën Ortodokse.
Ajo ngjall ndjenja të thella përkushtimi, reflektimi dhe shprese, duke bashkuar mijëra besimtarë në lutje, përkushtim dhe kremtim të jetës dhe shenjtërisë së Hyjlindëses.
Lini një Përgjigje