Festivali “Nona”, tradita e përvitshme kushtuar gjysheve mikpritëse përmetare (VIDEO)

12 Gusht 2025, 08:56Kulturë TEMA
Festivali “Nona”, tradita e përvitshme kushtuar gjysheve

Edicioni i pestë i Festivalit “Nona”, gjallëroi fundjavën e Përmetit, duke mbledhur aty një numër të madh këngëtarësh e instrumentistësh të cilët ia shtuan harenë festës.

Festivali “Nona”, i kthyer tashmë në një traditë të përvitshme, si një hapësirë ku promovohen kulinaria, vlerat dhe burimet e shumta të të gjithë zonës, u bë shkak që në qytet të mblidheshin një numër i madh vizitorësh vendas e të huaj. Pjesëmarrësit në këtë festë me shumë energji pozitike këtë vit ishin edhe nga Vlora, Durrësi, Kosova etj.

Të pranishme tek “Nona” e Përmetit ishin edhe zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, të cilat përgëzuan organizatorët e kësaj feste që tashmë i ka kapërcyer kufijtë e një feste lokale, si dhe veçanërisht kryetaren e bashkisë, Alma Hoxhën, për mbështetjen që i ka dhënë.

Ministret janë ndaluar në një nga stendat e shumta të panairit, në stendën e një baxhoje të re, që siç u shpreh Balluku, ka një paketim i cili përmbush të gjitha kushtet e Bashkimit Evropian. Baxhoja “Aoos”, siç është emri antik i Vjosës, është ngritur nga puna e dy çifte emigrantësh në Greqi e Itali, të cilët përvojën e marrë në emigrim po e shfrytëzojnë tashmë në vendin e tyre.

“Ia vlen të suportojmë të gjitha bizneset e reja shqiptare, sidomos emigrantët që kthehen për të kontribuuar në vend”, u shpreh Balluku.

Përveç koncertit me emra të njohur të skenës shqiptare, në shesh u promovuan prodhimet vendase, kulinaria, vlerat e zonës dhe mikpritja unike e Përmetit.

Festavali “Nona” është një homazh kushtuar gjysheve shqiptare e veçanërisht atyre përmetare, që e kanë ngritur në majat më të larta mikpritjen, duke bërë që qyteti të rezervohet 100% në çdo bujtinë, hotel e shtëpi pritëse.

1 Komente

  1. G
    Gjergj Fishta I riu

    Edhe njehere ju kujtoje se Nana shqip nuk asht gjyshja por Nana. Kjo fjale ILIRE e marre nga italianet u dha si gjyshe. Anglezet i thone Nain numrit Nente. Dialekti geg i thote Nane. Dhe e thirrte nanen NANE se e mbante 9 muaje ne Bark. Keshtu nuk keni te drejt kete fjale paresore ILIRE qe ruan magjishem se kush jemi, ta faturoni si italianet.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje