Piktorja e njohur shkodrane Ikbale Kalaja është shpallur fituese e çmimit “Ismail Lulani” në Bienalen e 6-të Ndërkombëtare të Akuarelit, që u zhvillua në Tiranë.
Dy punimet me të cilat ajo mori pjesë u vlerësuan si ndër më të spikaturat mes qindra akuareleve të artistëve nga vende të ndryshme të botës.
Ky çmim, që mban emrin e mjeshtrit të madh të pikturës, Ismail Lulanit, udhëheqësit të saj në art, i është dorëzuar nga vajza e piktorit të ndjerë, Ormira Lulani, duke e bërë vlerësimin edhe më domethënës.
Pas më shumë se 40 vitesh pune si pedagoge në degën e pikturës në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Kalaja është tashmë në pension, periudhë që ajo e sheh si mundësi për t’iu përkushtuar më shumë pasionit të saj për artin.
Ikbale Kalaja është autore e mbi 500 punimeve në pikture dhe ka realizuar disa ekspozita personale, ku ka shfaqur talentin dhe ndjeshmërinë e saj edhe në fusha të tjera të artit pamor, si fotografia, videoja dhe instalacioni. /rtsh/

Lini një Përgjigje